Agjencia Zhurnal.mk

Panariti: Katër skenare dalje nga kjo virozë e rrezikshme

Ish ministri i Bujqesise, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një postimi në Facebook ku ndan disa mendime nga  Prof. William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit te nivelit të lartë Kino-Amerikan per COVID – 19 në Wuhan. Postimi: Meqenëse pyetja që shtrojmë te gjithë në keto kohe kritike eshte : Kur dhe si do të dalim nga kjo virozë e rrezikshme ? Ateherë po ndaj me ju se cfarë mendon për këte, Prof. William Haseltine, President i Access Health dhe drejtues i takimit te nivelit të lartë Kino-Amerikan per COVID – 19 në Wuhan. Ai parashtron katër skenare dalje nga ky infeksion. 1. Pandemia dhe kurba e infeksionit zbutet deri ne zhdukje me ndryshimin e motit. 2. Virusi na Infekton të gjithë dhe ngaqe nuk mbetet me per te infektuar, infeksioni bie (ky do të ishte skenari me i keq dhe me nje perfundim të tmershem per nga humbjet e jeteve njerezore ). 3. Vaksinimi i popullates me vaksine anti covid, gje qe per fat te keq duhet te presim afro edhe nje vit. 4. Perdorimi i medikamenteve antivirale, anti covid – 19, per te parandaluar dhe mjekuar infeksionin, si per rastin e PrEP per virusin HIV. Dalja e tyre per perdorim nga sherbimi shendetsor pritet per ceshtje javesh.. Shpresoj shumë ne skenarin e parë, i cili do te na kursente shumë humbje, vuajtje dhe sakrifica dhe per kete po i referohem nje komenti nga Prof. Arnold Monto, Epidemiolog dhe specialist i shendetit global ne Universitetin e Michiganit, njekohesisht keshilltar i OBSH dhe Departamentit të Mbrojtjes nga Semundjet ngjitese : Ai thotë : Njohim kater koronaviruse, te cilet infektojne sistemin e frymemarrjes.. Te kater keta, kane perhapje stinore. Por nuk mund te themi me garanci se edhe COVID – 19 do të sillet si ta, sepse nuk e kemi studiuar. Gjithsesi t’u permbahemi me rigorozitet masave karantinore dhe atyre te kujdesit higjienik personal, por edhe strategjisë zbulo – izolo, për të frenuar përhapjen. Sepse kjo do te thote te fitojmë kohe, e cila ne te kater skenaret mbetet aleatja jone.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...