Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Pançev për Zhurnal: Bullgaria, shteti i parë që ka njohur pavarësinë e Maqedonisë, por asnjëherë gjuhën maqedonase

Shkup, 20 nëntor, zhurnal.mk – Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj.

Bullgaria dëshiron që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Konkretisht, Sofja dëshiron që gjuha e folur nga maqedonasit të quhet “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Politologu bullgar, njëherit dhe profesori universitar në Sofje, Anton Pançev në një prononcim ekskluziv për Agjencinë e Lajmeve Zhurnal ka theksuar se Republika e Bullgarisë ishte vendi i parë në botë që e njohu pavarësinë e Republikës së Maqedonisë të atëhershme.

Ai thotë se me deklaratën e saj më 15 janar 1992 Republika e Bullgarisë njohu shtetin, integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Maqedonisë, pikërisht me këtë emër – Republika e Maqedonisë.

“E njohu, së bashku me 3 republikat e tjera, sepse Serbia e rrezikonte me dhunë dhe me një statut të pazgjidhur nuk dimë çfarë do të ndodhte në këtë kohë tepër të tensionuar, kur lufta në ish-Jugosllavi kishte filluar. Pastaj Bullgaria e ka ndihmuar Republikën e Maqedonisë për anëtarësimin e saj në shumë nisma rajonale dhe evropiane. Në atë kohë Bullgaria nuk e ka pranuar “gjuhën maqedonase” jo vetëm për arsyen se “njohja e gjuhës” nuk ka lidhje me të drejtën ndërkombëtare, por sepse Bullgaria gjithmonë ka pasur një qëndrim të qartë, bazuar mbi të vërtetat historike. Më 22 shkurt 1999, kur u nënshkrua një deklaratë bashkëpunimi ndërmjet të dy shteteve, u përdor formulimi “gjuhët zyrtare sipas Kushtetuteve të dy vendeve” dhe në të gjitha relacionet dypalëshe ose ndërkombëtare përfaqësuesit e Bullhgarisë e kanë mbajtur këtë parim. Pra, duhet të thuhet kategorikisht se në asnjë moment Bullgaria nuk e paska njohur “gjuhën maqedonase”! Çdo njeri dhe çdo komb meritojnë respekt për identitetin dhe për gjuhën e tij. Në këtë rast, respektin e meritojnë edhe maqedonasit, edhe bullgarët”, ka deklaruar Pançev.

Ai mes tjerash thotë se respekti duhet respekti duhet të jetë i ndërsjellë mes palëve.
“Në qoftë se maqedonasit dëshirojnë të respektohen nga bullgarët, edhe ata duhet të tregojnë respekt ndaj identitetit të bullgarëve, të gjallë a të vdekur. Nëse ka mosmarrëveshje për periudha, ngjarje ose figura, ato duhet të zgjidhen mbi bazën e “burimeve historike, të bazuara mbi prova autentike”, siç thuhet në nenin 8, p. 2 të Traktatit për miqësi, fqinjësi dhe bashkëpunim ndërmjet Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori në Universitetin e Sofjes, Anton Pançev.

Ndryshe, bullgarët kanë kontestuar në vazhdimësi edhe prejardhjen e Goce Dellçevit dhe të Kërste Misirkovit, dy personaliteteve të njohura që për maqedonasit konsiderohen si figura të rëndësishme të historisë maqedonase, njëjtë sikur që konsiderohen edhe për bullgarët.

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria më 1 gusht të vitit 2017 kishin nënshkruar një marrëveshje për fqinjësi të mirë ndërsa kishin formuar edhe komisione të përbashkëta për kapërcimin e dallimeve historike, por dallimet mes tyre mbetet ende pa zgjidhje edhe gati tre vjet nga nënshkrimi i dokumentit që ishte vlerësuar si historik.

Postime të ngjashme

Borrell: Nuk kemi për qëllim t’i ndajmë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë

R Zh

Zaev, Sasolit / Urgjentisht duhet të zhbllokohet rruga evropiane, por negociatat për identitetin maqedonas nuk janë opsion

R Zh

Darkë e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Borrellin javën e ardhshme në Bruksel

R Zh

Xhaferi mori pjesë në Konferencë për digjitalizim, inteligjencë artificiale dhe nevojën për rregullimin e tyre

R Zh

Zhbllokimi i vetos bullgare: BE-ja mund ta bëjë fare lehtë nëse dëshiron, Sofja një satelit i Francës

B L

Studim: Ligjet përgjithësisht të mira dhe të harmonizuara me BE-në, mungon zbatimi i duhur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...