Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

“Pandemia ende efekt negativ, por ekonomia drejt rikuperimit”/ Guvernatori Sejko: Sektori bankar ka ndihmuar në zbutjen e pasojave

Për efekt pensioni do të njihen edhe vitet e punës para viteve ’90, për të cilat nuk disponohet dokumentacioni për shkak të djegies së arkivave.

Ashtu siç parashikohej, aktiviteti ekonomik në vend vijon të rikuperohet pas goditjes së marrë nga pandemia. Përmirësimi i treguesve ka nisur në 3-mujorin e fundit të 2020-ës, gjë që premton për rikthim në norma të qëndrueshme brenda një kohe të shkurtër. Por sërish terreni paraqitet i pasigurt sa kohë edhe rreziku nga pandemia vijon të mbetet prezent, duke kushtëzuar skenarët e rimëkëmbjes.

“Aktiviteti ekonomik në vend shfaqi tendenca rikuperimi në gjysmën e dytë të vitit 2020, pas recesionit të thellë të shënuar në tremujorin e dytë. Përtej lehtësimit të masave kufizuese të marra për kontrollin e pandemisë, ky rikuperim është ndihmuar dhe nga stimuli fiskal i transmetuar gjatë vitit 2020 dhe nga politikat stimuluese monetare dhe financiare të ndjekura nga Banka e Shqipërisë. Sipas vlerësimeve tona, politika jonë stimuluese monetare dhe lehtësimi i përkohshëm i rregulloreve të funksionimit të sektorit bankar, mundësuan funksionimin normal të tregjeve financiare dhe krijuan një ambient të përshtatshëm për rritjen e kredisë gjatë vitit të shkuar. Megjithatë, ndikimi negativ i pandemisë vazhdon të jetë i pranishëm, si në treguesit makroekonomikë, ashtu edhe në treguesit e shëndetit financiar të bizneseve dhe familjeve”, tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, dje pas mbledhjes së Këshillit Mbikëqyrës së BSHsë.

Sejko vuri në dukje kontributin e sektorit bankar në zbutjen e efekteve të krizës, siç ishin shtyrja me dy tremujorë e pagesave të kësteve të kredive, ndryshime rregullative për ristrukturimin e kredive për 6 muaj për t’u dhënë bankave mundësi proaktive për të bërë strukturime të kredive. Ky ndryshim rregullativ u shty së fundmi dhe për një tremujor, deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2021.

“Kredia për sektorin privat regjistroi një rritje vjetore prej 7.7% gjatë vitit 2020, duke ndihmuar bizneset dhe familjet shqiptare në përballimin e nevojave për likuiditet dhe duke ofruar mjetet e nevojshme financiare për rritjen e konsumit dhe të investimeve. Banka e Shqipërisë gjykon se sektori bankar ka ndihmuar në zbutjen e pasojave të goditjes së pandemisë. Ky sektor ka marrë përsipër një pjesë të barrës financiare të goditjes, duke ruajtur në të njëjtën kohë tregues të shëndetshëm likuiditeti, rentabiliteti dhe kapitalizmi.

Në veçanti, raporti i kredive me probleme zbriti në nivelin 8.1% në fund të muajit dhjetor, një nivel ky pranë minimumeve historike të dekadës së fundit. Vijimi i këtij roli aktiv të sektorit bankar edhe gjatë periudhës së ardhshme do të jetë një element kyç në qëndrueshmërinë e rimëkëmbjes ekonomike”, u shpreh guvernatori. Në përfundim të mbledhjes, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të lerë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 0.5% dhe të lerë të pandryshuara normat e interesit të depozitave dhe të kredive njëditore, respektivisht në nivelin 0.1% dhe 0.9%.

Postime të ngjashme

Varianti Delta, rrezikshmëria, kulmi i virusit dhe masat; Flet zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini

D V

Ministria e Arsimit publikon datat e sezonit të vjeshtës, ja kur mund të rijapin provimet nxënësit mbetës

D V

“Gati për Shqipërinë”, Rama: Eksplorojmë së bashku mundësitë e formave të bashkëpunimit me të interesuarit

D V

Raporti i DASH për klimën e biznesit, PD: Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë, ditë e mirë që SPAK të hetojë…

D V

Tërmet i fortë në Shqipëri

D V

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete, rriten rastet e reja në 24 orët e fundit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...