Megjithëse nuk e bëri dasmën sipas planeve, pandemia nuk pengoi Burim Hoxhën e Dafinën të vijnë në foto si një çift përrallash.
Këngëtari Burim Hoxha është martuar me të fejuarën e tij prej vitesh, Dafinën.
Burimi tregon për Gazetën Express se ai me Dafinën kishin planifikuar martesën për këtë vit, me një dasmë prej mbi 600 personave.
Megjithatë, për shkak të pandemisë çifti e kanë shtyrë dasmën deri në këtë kohë, me shpresë që gjendja do të përmirësohej, mirëpo duke parë situatën, Burimi me Dafinën kanë vendosur që të lidhin kurorë pa dasmë madhështore.
