Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Pandemia ka falimentuar sektorin artizanal në Ohër

Zhurnal Ads

Ohër, 31 tetor – I gjithë sektori i artizanalit po përballet me vështirësi të mëdha financiare. Kërkesa po bie, mjeshtrit janë të pafuqishëm për të përballuar krizën, ndërsa bizneset po ju falimentojnë.   

“Situata me mjeshtrit është e keqe. Ju mund ta shihni vetë se si është atmosfera në Pazarin e vjetër të Ohrit. Lidhur me regjistrimin dhe përfundimin e mjeshtrit, këtë vit janë regjistruar 10 mjeshtër të rinj, 8 prej të cilëve janë përmes projekteve të UNDP, dhe numri i 7 mjeshtërve që ndaluan kryerjen e zanateve gjatë këtij viti është shqetësues”, u shpreh kryetar i dhomës së mjeshtërve rajonal Sasho Bogoeski.  

Shqetësuese është fakti që në dy muajt e ardhshëm pritet që të rritet numri mbylljes së fabrikave dhe firmave të cilët mirren me artizanal.   

“Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ta. Ne arritëm t’i shtyjmë ata në paketën e katërt të masave nga qeveria. Nëse pas Vitit të Ri ka një paketë të re masash, unë mendoj se ata zanatçinj që nuk janë në përputhje me Ligjin e ri për zanat të cilët nuk kanë licencë artizanale, mendoj se nuk do të përfshihen”, theksoi Bogoeski.  

Në Ohër ka 250 mjeshtër dhe numri i të regjistruarve të ri po zvogëlohet nga viti në vit. Paketa e katërt e masave parashikon 12 milion denarë shtesë për të mbështetur mjeshtrit për blerjen e mjeteve dhe pajisjeve, dhe përveç kësaj ato mund të përdorin masën për mbështetje financiare për pagimin e pagave, si dhe kredi pa interes deri në 5,000 euro.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ribalanci, Besimi: Pakoja e katërt do të amortizon goditjen ndaj kompanive të prekura vendore

E.E.

Shkalla e papunësisë në tremujorin e tretë ka rënë në 16,5 për qind

E.E.

Rriten çmimet e derivateve të naftës

E.E.

Këshilli ekonomiko-social është i përkushtuar në thellimin e dialogut social

Z H

Shumë objekte gastronomike mbyllën dyert e tyre në Ohër e Strugë:

T E

LSM: Ndihmat finansiare të lëshohen direkt në llogaritë e punëtorëve

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...