Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Pandemia mbylli 43 linja ajrore, pason valë e re e falimentimeve

Aktiviteti i linjave ajrore ka qenë nën presion për disa vjet, por pandemia e koronavirusit këtë vit shkaktoi barrë shtesë.

Megjithëse mbështetja e fuqishme financiare e shtetit ka parandaluar që disa nga linjat ajrore më të mëdha në botë të falimentojnë, të tilla si “Lufthansa” e Gjermanisë, valë falimentimesh në këtë sektor mund të pritet në muajt e ardhshëm, thanë analistët e transportit ajror për Si-En-Bi-Si.

Të dhënat nga kompania e përpunimit të të dhënave Cirium, tregojnë se që nga janari i këtij viti, 43 kompani ajrore komerciale kanë deklaruar falimentimin.

Për krahasim, 46 falimentuan vitin e kaluar dhe 56 në vitin 2018. Linjat ajrore më të mëdha e kanë më të vështirë të mbijetojnë. Gjegjësisht, nga 43 falimentime, 20 kishin më shumë se 10 aeroplanë në flotën e tyre, ndërsa vitin e kaluar 12 kompani të tilla dështuan dhe në vitin 2018 – 10 kompani.

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), këtë javë njoftoi se transportuesit do të humbasin 77 miliardë dollarë në gjysmën e dytë të vitit dhe në vitin 2021 ata do të humbasin në mes 5 miliardë dhe 6 miliardë dollarë në muaj.

Dëshmi e situatës së keqe në këtë industri është lajmi që kompania ajrore britanike me kosto të ulët IziXhet (EasyJet) paralajmëroi dje se këtë vit mund të shohë humbjen e saj të parë që nga themelimi i saj në vitin 1995. Kompania pret deficit deri në 1,1 miliard dollarë.

Për shkak të kufizimeve të udhëtimit për shkak të koronavirusit, IziXhet ka angazhuar vetëm 25 për qind të kapacitetit të saj. Për t’i mbijetuar pandemisë, kompania deri më tani ka marrë hua 600 milion në ndihmë shtetërore, ka pushuar nga puna 4.500 punonjës, ka mbledhur 608 milion paund nga shitjet e aeroplanëve dhe ka fituar 419 milion paund për rikapitalizim nga aksionarët. bs/fab

Postime të ngjashme

Reagime mbi vendimin për të hetuar krimet në territoret palestineze

T E

Tërmet i ri, edhe më i fortë në Zelandën e Re, me magnitudë prej 7,4 ballë

T E

Sulmi terrorist në Suedi, ja çfarë deklaroi policia: Agresori një 20 vjeçar nga Afganistani

S.B.

Pavarësisht vrasjeve, në Mianmar vazhdojnë protestat

S.B.

Sa % e zviceranëve kanë antitrupa

S.B.

SHBA shpreh shqetësim për gjobat ruse kundër REL-it

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...