Agjencia Zhurnal.mk
Editorial Maqedoni Rekomanduar TOP LAJM

Pandemia po i vonon reformat e paralajmëruara!

Zhurnal Ads

Shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

Shkup, 28 tetor – Reformat e shumë pritura kanë filluar të vonohen pas rritjes së numrit të politikanëve të infektuar. Infektimi ose kontakti i një funksionari me një të infektuar po i detyron ata të bllokohen për 14 ditë dhe në këtë mënyrë po hasen pengesa të shumta në marrjen e vendimeve, pjesëmarrje nëpër mbledhje të qeverisë, seanca të Kuvendit etj. Edhe pse po tentohet të gjendet zgjidhje që takimet të mbahen online, vështirësitë janë të dukshme, e kjo qartë e vështirëson edhe procesin e reformave, të cilat kjo qeveri duhet t’i ndërmarrë në të ardhmen.

Opozita me çdo ngulm kërkon bllokim

Opozita maqedonase ka kundërshtuar paralajmërimet e shumicës parlamentare dhe të kryeministrit, Zoran Zaev, që për shkak të rritjes së rasteve të të infektuarve me koronavirus, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, të mbajë seancat online.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, vlerëson se kjo kërkesë e pushtetit është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi ka një normë kushtetuese (neni 69) i cili kërkon praninë e deputetëve në seancat kuvendore, shumicën nga numri i përgjithshëm i deputetëve.

Opozita konsideron se shumica ka dalë me një nismë të tillë pasi nuk ka shumicën në kuvend pas infektimit me koronavirus të dy deputetëve të saj. Nga 62 deputetë, tani pushteti ka shumicë prej 60 deputetëve, apo një më pak se numri i nevojshëm për mbajtje të seancave dhe votimit të ligjeve në rast se ato bojkotohen nga opozita.

Opozita maqedonase konsideron se qëllimi i partive në pushtet që puna e Kuvendit të zhvillohet online është që të mos e ketë problemin me mungesën e kuorumit.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe opozita shqiptare. Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa thonë se mbajta e seancave online do t’ia humbte kuptimin debatit parlamentar.

Situata çdo ditë e më shumë keqësohet

Për fat të keq, javët e fundit jemi dëshmitar se pandemia me virusin korona jo vetëm që nuk është ulur, por përkundrazi edhe më shumë po e rrit intensitetin gjë që po dëshmohet me rritjen e numrit të rasteve të të infektuarve. Kjo gjendje ka çuar në miratimin e masave të reja.

Duhet të ngritet ndërgjegja kolektive që përmes respektimit të masave për mbrojtjen e shëndetit të gjithë së bashku do të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së virusit.

 Ndryshimet në Ligjin për mbrojtje shëndetësore parashohin mbajtje të maskës në ambiente të hapura, ndalimin e grumbullimit të më shumë se katër personave pas orës 22:00, si dhe ndalimin e vizitave të më shumë personave nëpër familje.

Refuzimi i opozitës konsiderohet veprim destruktiv në kohën kur vendi ka nevojë si asnjëherë më parë për masa urgjente për mbrojtjen e popullatës nga pandemia.

Ky veprim i opozitës është një përpjekje e menduar dhe tendencioze për pikë politike që drejtpërdrejt rrezikojnë shëndetin e popullsisë.

Maqedonia e Veriut, të mërkurën, ka regjistruar numrin më të lartë të të infektuarve që nga paraqitja e pandemisë. Janë regjistruar 641 raste të reja me koronavirus, 12 të vdekur dhe 233 të shëruar nga tetimi i 2.668 mostrave, që po ashtu paraqet numrin më të madh të testeve brenda një dite.

Ligjet reformuese nuk mund të miratohen pa votat e opozitës

Maqedonia e Veriut duhet të ndjekë praktikat e vendeve tjera, ku parlamentet po funksionojnë online për të mos rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe miratimin e ligjeve të domosdoshme për përballje me pandeminë.

Reforma janë të nevojshme në administratën publike, në gjyësor, në sundimin e së drejtës, në ekonomi, në arsim, shëndetësi dhe në një varg tjetër të sektorëve, ligjet e të cilave duhet të kallojnë në kuvend.

Puna online e kuvendit nuk mund të nisë pa ndryshimin e rregullores mbi punën e kuvendit dhe për këtë arsye çështjet procedurale në punën kolektive të institucionit ligjvënës i parasheh rregullorja mbi punën e kuvendit.

Parimisht duhet të ketë ndryshime në rregullore, ndërsa sa i përket kushtetutshmërisë së kësaj çështjeje, nuk ka shkelje të organit më të lartë juridik në vend. Është e vërtetë se ka dallim sa i përket kualitetit të seancave pasi nuk është njëjtë kur ato mbahen me prani të deputetëve në sallë dhe tjetër kur ato mbahen nga distanca, komunikimi mes deputetëve është më i frytshëm, ka debat e kështu me radhë.

Në shumë vende të botës tashmë të gjitha aktivitetet po zhvillohen online, përshirë edhe punën e parlamenteve të tyre, por nuk përjashtohet edhe mundësinë që të ketë edhe keqpërdorime në situata të këtilla, andaj është mirë që të ketë aktivitete të kombinuara.

Partitë politike duhet të mbajnë llogari për respektimin e ligjeve, por mbi të gjitha për jetën e qytetarëve. Kuvendi duhet të jetë efikas, por kështu duhet të kemi parasysh edhe jetën e njerëzve, shëndetin e tyre, pasi vlera më e madhe e njerëzimit është jeta, pasi sikur të mos ketë jetë nuk do të ketë as njerëz, prandaj të gjithë në këtë gjendje të rëndë të pandemisë duhet të mbajmë llogari për shëndetin e qytetarëve tanë dhe të gjendet zgjidhje e pranueshme për punën e kuvendit, kuptohet duke respektuar edhe ligjet në fuqi.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Moratoriumi për kafshët ekzotike në Kinë/ Besohet se konsumimi i gjitarëve të egër ndikoi në përhapjen e Covid-19

R ZH

Kovaçev: Identiteti maqedonas nuk mund të ndërtohet duke mohuar gjithçka që është bullgare

E.E.

Një pacient me Covid ka ikur nga spitali “8 Shtatori”

Z H

Koment / “Protestat masive, rrezik nga Covid-19 për qytetarët”

R ZH

Makraduli premton mënyrë të re të funksionimit të Postës Kombëtare

Z H

Geer: Reformat në gjyqësor të patjetërueshme për anëtarësimin në BE

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...