Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Pandemia ringjall formën e harruar të restoranteve

Në kulmin e popullaritetit, në fillimin e shekullit 20, kishte rreth 40 automate të stilit të bufeve nëpër gjithë New Yorkun.

Restorantet pa kamerierë dikur konsideroheshin si një ide e së ardhmes, por deri në vitet ’70, ato veçse ishin mbingarkuar nga rritja shpërthyese e restoranteve që shërbejnë ushqim të shpejtë.

Por tani, në vazhdën e pandemisë, dy restorante shumë ndryshe prej njëra-tjetrës po e rikthejnë mënyrën automatike të ushqimit në New York.

Me porositë e bëra nëpërmjet telefonit, “Brooklyn Dumpling Shop” në East Village të New Yorkut po përpiqet që ta funksionalizojë sërish restorantin automatik.

Pronari Stratis Morfogen veçse e ka digjitalizuar shërbimin.

“Ajo që kam dashur të bëj është që mysafiri ta kontrollojë vetë porosinë nëpërmjet telefonit të tij të mençur. Kjo dhe është pjesa më e emocionuese. Andaj kam dashur që ta rikthejë restorantin automatik në shekullin 21”, Stratis Morfogen, pronar i “Brooklyn Dumpling Shop”.

Në bashkëpunim me “Panasonic”, Morfogen planifikon që ta hapë restorantin e parë të tillë në New York, qëkur pronari i “Horn & Hardart” e kishte mbyllur biznesin e tij të shërbimit automatik më 1990.

Morfogen pretendon se njerëzit janë aq të ngazëllyer nga ideja, saqë ai tanimë ka shitur pothuajse 100 porosi, qysh para hapjes solemne.

Edhe rrjeti i restoranteve “Taco Bell” ka nisur një aktivitet të këtillë. Në kantinën e re në Times Square, “Taco Bell” ka të ashtuquajturat “kuti”.

Mike Grams, drejtori menaxhues i “Taco Bell” po mundohet që t’u ofrojë shërbim sa më të mirë mysafirëve.

“Disa njerëz duan që të kenë siguri dhe sa më pak kontakte fizike. Për të tjerët është me rëndësi që thjesht të shërbehen vetë, ashtu siç duan. Ne synojmë që të jemi në gjendje t’ua sigurojmë atyre ato që u përshtaten më shumë. Dhe pandemia e koronavirusit vetëm sa e ka përshpejtuar këtë proces”, ka thënë Mike Grams, drejtor menaxhues në “Taco Bell”.

Megjithëkëtë, restorantet automatike do të mund të ndikojnë në tkurrjen e numrit të stafit. Këtë gjë planifikon ta bëjë Morfogeni, por jo edhe Gramsi në “Taco Bell”.

Pavarësisht të gjithash, versionet e reja të restoranteve automatike pritet që ta tërheqin vëmendjen e konsumatorëve dhe mund të bëhen edhe e ardhmja e sektorit të shërbimit.

Postime të ngjashme

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

Zgjidhni një rreth dhe zbuloni se sa optimist jeni

D V

Testi që ju tregon çfarë objektivash ju udhëheqin në jetë

D V

Pas fotos së ëmbël të ditëlindjes së George fshihet pikëllimi i Kate Middleton

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...