Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Pandemia rrit nivelin e kredive të këqija

Në bankat komerciale në Kosovë është rritur niveli i kredive joperformuese. Kjo për arsye se biznese të shumta private, për shkak të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi i ri, nuk kanë arritur që t’i kthejnë këstet e kredisë brenda afatit të përcaktuar në kontratë.

Kur klientët nuk arrijnë t’i kthejnë me kohë këstet e kredive, atëherë ato bëhen problematike dhe nëse ky problem nuk zgjidhet brenda afatit prej 90 ditësh, atëherë kreditë konsiderohen si joperformuese apo siç njihen ndryshe edhe si kredi të këqija.

Sipas të dhënave zyrtare, përqindja e kredive joperformuese në muajin gusht të këtij viti ka arritur në 2.6 për qind nga 1.9 për qind sa ishte në fund të vitit të kaluar.

Kompanitë prodhuese të materialit ndërtimor dhe ato ndërtuese, thonë se muajit e fundit ka rënie të interesimit për blerjen e banesave, çka ka vështirësuar gjendjen e tyre financiare, rrjedhimisht edhe kthimin e kësteve të kredive.

Se ka pasur zvogëlim të investimeve në sektorin e ndërtimit, deri në 12 për qind, thuhet edhe në raportin e fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Postime të ngjashme

Ben Meir: Kurti të mos e pranojë Asociacionin, i pamohueshëm gjenocidi serb në Kosovë

Lea Muslija

Ministri i Qeverisë për Asociacionin: S’mund ta shkelim Kushtetutën dhe të kemi institucion një etnik

Lea Muslija

Nisma dënohet nga KQZ-ja, mund t’i anulohet pjesëmarrja në zgjedhjet lokale

Lea Muslija

Fundjava në Kosovë me rrebeshe shiu, java e ardhshme me valë të nxehtit afrikan

Dafina Vidishiqi

Gjykimi ndaj Salih Mustafës në Hagë fillon më 15 shtator

Dafina Vidishiqi

Vasfije Krasniqi kërkon solidarizim për ta kundërshtuar dhunën seksuale në luftë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...