Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Pandemia ulë remitencat, mosardhja e mërgimtarëve do të ketë impakt në ekonominë e vendit

Shkup, 20 maj, zhurnal.mk – Mungesa e remitencave, përkatësisht mbështetja financiare nga diaspora, tashmë ka filluar të ndjehet, theksojnë afaristët, duke theksuar se paratë që sillnin punëtorët me punë të përkohshme në vendet e Bashkimit Evropian, si dhe paratë e mërgimtarëve të cilët kalonin pushimet në Maqedoninë e Veriut mbeten burim serioz për ekonominë e vendit.

Në bazë të të dhënave nga Banka Popullore, diaspora në periudhën 2009 -2018 në Maqedoninë e Veriut i ka sjellë të ardhura brenda vitit në një mestare prej rreth 200 milionë euro, të dhëna këto që bazohen në burimet administrative siç janë pagesat përmes llogarive bankare si dhe transferim i shpejtë i parave.

Përderisa, ekspertët e ekonomisë thonë se të ardhurat nga remitencat janë madje 10 herë të larta nga ajo që paraqiten zyrtarisht sepse një vlerë shumë e lartë e parave në vend vijnë përmes transferve të ndryshme që nuk regjistrohen.

Nebi Hoxha, Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, për Zhurnal thotë se kthimi i parave nga diaspora në formë të remitencave paraqesin një burim shumë të rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ai thotë se çdo vit në shtet hynë mbi 1 miliardë euro nga diaspora, por këtë vit Hoxha parashikon ulje drastike dhe kjo do të ndikon edhe në ekonominë e vendit.

“Gjithësesi se është një situatë globale dhe familjet që janë këtu në pritje të remitencave dhe të familjarëve të tyre, do të ndjehet shumë në ekonominë e vendit pasiqë e dimë se gati 1 miliardë euro përafërsisht janë mjete të cilat vijnë për çdo vitë nga gurbetçarët e vendit tonë. Në këtë situatë kur të gjithë janë të kapluar me pandeminë e virusit, gjasat janë shumë të vogla që të arrihet një vlerë e caktuar siç ka qenë në të kaluarën sepse gjithësesi se janë të kapluar edhe njerëzit që janë në vendet e huaja, në diasporë dhe do të ndikon edhe në mirqenien dhe ekonominë e tyre në vendet ku janë. Kjo do të reflektohet edhe në vendin tonë dhe kuptohet që do të ketë një ndikim në ekonominë e vendit sepse të ardhurat nga diaspora vërehen shumë në analizat që bëhen në vendin tonë duke u nisur nga muaji qershor, korrik, gusht dhe pastaj në shtator kemi një rënie drastike të qarkullimit dhe investimeve në vend sa i përket diasporës. Ky është një moment alarmant për vendin tonë, gjithësesi ekzistojnë edhe forma tjera të dërgimit të parave përmes kompanive që janë për transfer të hollash si Western Union etj, mirëpo sasia që ata mund të transferojnë përmes këtyre kompanive janë të limituara. Ne si odë ekonomike kemi kërkuar që kjo vlerë e transferit të hollave me ligj në vendin tonë të rritet dhe kemi hasur në një mirkuptim dhe shpresoj që kjo do arrihet sepse me të vërtetë vendi ka nevojë për një impuls financiar edhe nga diaspora”, ka deklaruar për Zhurnal, Nebi Hoxha, kryetar i OEMVP.

Ndërkaq, Bujamin Bela, ekspert ekonomik, për Zhurnal thotë se banorët e Maqedonisë së Veriut historikisht në vazhdimësi kanë migruar drejt vendeve perendimore për rregulluar çështjen materiale dhe mirqenien e familjes.

Sipas tij kjo shihet përmes shumë sakrificave dhe vuetjeve individuale të mërgimtarëve nga Maqedonia e Veriut që janë përpjekur të arrijnë t’i mbajnë familjet e tyre në vendlindje.

“Kjo dukuri për sa i përket familjeve shqiptare është edhe më e theksuar, pasi që secila familje të paktën ka nga një antarë në mërgim, që kujdeset për mbështetjen financiare e cila është bërë pjesë e “kodit gjentik” të mërgimtarëve nëse mund ta themi. Covid -19 nga shumë aspektet negative të ndikimit, në aspektin ekonomik, shihet edhe përmes rënieve të vazhdueshme të remitancave. Ky fakt veq më prek buxhetin e shtetit, pasi që Maqedonia e Veriut në të kaluarën ka kapur shifrat e 1,5 milliard eurove nga trasferet, të cilat kanë qenë një burim për mbulimin e deficitit tregtar të vendit. Këtë e vërteton edhe raporti i fundit I Bankës Popullore ku thuhet se: “Të dhënat e fundit mbi flukset hyrëse neto nga operimet valutore tregojnë mundësinë për hyrje më të dobëta të transfereve private në krahasim me projeksionet”, thotë Bela duke shtuar se në këto trensfere në pjesën më të madhe bëhet fjalë për të holla që mërgimtarët tanë i dërgojnë nga jashtë ose i harxhojnë kur vijnë në shtëpi.

“Këto të holla ndihmojnë që të ulet varfëria, të ndihmohet vetëpunësim, shkollimi, shëndetësia dhe mirëqenia shoqërore në tërësi. Në përgjithësi duke iu referuar Raportit të Bankës Botërore remitancat globale pritet të bien afër 20% gjatë vitit 2020, e në vendet e Europës kjo rënia pritet të jetë deri në 28%. Nëse kësaj i shtohet faktin se edhe punëtorë sezonal kanë humbur mundësin e punësimit, nuk janë të lejuar të qarkullojnë lirshëm, si dhe mbyllja e kufijve apo masat restriktive për karantinim të qytetarëve që vijnë nga jashtë shtetit – mërgimtarët, padyshim se rezultati do jetë me mungesa të mëdha në qarkullimin pagesor”, përfundon për Zhurnal, Bujamin Bela, ekspert ekonomik.

Afaristët thonë se mungesa e parave nga jashtë ndjehet edhe për shkak të anulimit të ahengjeve familjare që ishin burim kryesor për shumë njerëz, thënë kushtimisht industria e dasmave ku bëjnë pjesë restorantet, butiqet e veshjeve, parukeritë e të tjera.

Ndryshe, edhe sipas raportit të Fondit Monetar Ndërkombëtar në t‘kurrjen e ekonomisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor, për shkak të krizës së koronavirusit do të ketë hise te mungesa e të hyrave nga turizmi, remitencat, eksportet e mallrave dhe investimet e huaja direkte do të ulen si pasojë e kufizimeve të udhëtimit dhe efektit të shkaktuar nga kriza e koronavirusit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!