“Pandora Papers”: Në dokumente dy kompani me pronarë nga RMV-ja

Shkup, 5 tetor – Pronarë nga Maqedonia e Veriut janë të lidhur me dy kompani që përfshihen në dokumentet e ‘Pandora Pappers”, hulumtim ky më I ri i Konzorciumit Ndërkombëtar të Gazetarëve.

Në hartën e zbulimeve të “Pandora Pappers” qëndron se subjekte nga Maqedonia e Veriut lidhen me dy kompani në truste që përshihen në hulumtimet, por nuk bëhet e ditur se për cilët persona bëhet fjalë. Përmendet se çdo kompani mund të ketë pronarë nga më shumë shtete.

Nga ana tjetër, nga të dhënat që deri më tani janë publikuar nuk ka konfirmime se ndonjë funksionar nga Maqedonia e Veriut është I implikuar në dokumentet e “Pandora Pappers”.

Konzoirciumi vazhdon me publikimin e të dhënave për politikanë që kanë fshehur pronat përmes trusteve të formuar në ishujt e parajsave tatimore, por edhe në vende tjera, si për shembull në Dakotën e Jugut në SHBA, që ndërkohë është shndërruar në vend me mbrojtje të mirë për të dhënat për këtë lloj të transferimit të parave dhe bizneseve./KlanMacedonia/

Related posts

Incident i armatosur në Shkup, një person i vrarë dhe një i plagosur

D V

MF: “Standard dhe Purs” e konfirmuan rejtingun kreditor të vendit

Z H

“Zgjidh Jetë, Voto Blertë është slogani i BDI-së për zgjedhjet lokale

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More