Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar Temë TOP LAJM

Pandov për Zhurnal: Qëndrimet e Georgievskit janë qëndrime të Qeverisë, në politikë nuk ka rastësi

Shkup, 1 mars – Zhurnal.mk – Ish kryeministri i Maqedonisë, Ljubço Georgievski, së fundmi ka dhënë disa ide si zgjidhje për kontestin aktual mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Këto propozime të tij, nuk u mirëpritën aspak nga populli dhe politikbërësit maqedonas, madje kryetari i Kumanovës Maksim Dimitrievski, kërkoi që Prokuroria të ngritë padi ndaj tij dhe t’i meret nënshtetësia.

Propozimet e Georgievskit ishin që Maqedonia e Veriut të jep garancë se nuk ka aspirata për Maqedoninë Lindore. Maqedonia të jep garancë se shteti nuk do të ndihmojë fare organizatat të cilat kërkojnë pakicë maqedonase në Bullgarinë fqinje, si dhe Parlamenti bullgar të sjellë deklaratë ku do të thuhet se kombi maqedonas dhe gjuha maqedonase janë komb dhe gjuhë të cilat janë formuar pas vitit 1944, shkruan Zhurnal.

Këto propozime të Georgievskit, nuk u pritën aspak në publikun maqedonas. Madje nga kërkesat e tij u distancuan dhe vet nga partia në pushtet LSDM. Ata thonë se fjalët e Georgievskit nuk janë propozim i Qeverisë.

Nga ana tjetër për kërkesat e tij ka mbështetje të madhe nga pala bullgare. Nga atje e mbështesin Georgievskin dhe kritikojnë akuzat ndaj tij.

Në opinion është shtruar dilelma a thua vallë Georgievski krye në vete i shkroi këto propozime apo ishte si test nga Qeveria për të parë reagimet e popullatës dhe politikëbërësit. Me fjalë të tjera, ndoshta kryeministri Zaev është frikësuar të dalë publikisht me këto propozime dhe i ka plasuar si ide e Georgievskit.

Për këtë propozim, kemi biseduar me ish deputetin në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut, nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Pandov. Ai shprehet se në politikë asgjë nuk është e rastësishme dhe se absolutisht kjo ka prapavi politike nga partia në pushtet LSDM.

“Në politikë nuk ka gjëra të rastësishme. Ajo që e kam të qartë unë, jo rastësisht për lehtësimin e kontestit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë angazhuar dy ish kryeministra, Ljube Boshkovski dhe Ljubço Georgievski. Mirëpo, qëndrimet e tyre për fat të keq janë sikur të ishin përfaqësues të Bullgarisë dhe jo të Maqedonisë. Kush i vendosi ata si negociues, normalisht që Qeveria në krye me Zoran Zaev. Këto qëndrime janë qëndrime personale të Zoran Zaev”, ka deklaruar për Zhurnal Aleksandar Pandov.

Sa i përket asaj që LSDM është distancuar nga qëndrimet e tij, Pandov thotë se kjo nuk vlenë fare sepse sipas tij, po të ishin kundër deklaratave të tij, do ta largonin nga koalicioni parlamentar.

“Qytetarët duhet ta dijnë se partia e Georgievskit është në koalicion me LSDM-në dhe ka një deputet. Kjo është një tradhëti kombëtare, dhe nëse distancohen nga qëndrimet e Georgievskit, pse atëherë nuk e përjashtojnë nga koalicioni qeveritar?”, është shprehur për Zhurnal, ish deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Pandov.

Sot madje për Ljubço Georgievskin kishte si lloj mbështetje nga media bullgare BGNES, të cilët akuzat ndaj Georgievskit i quanin si masakër dhe linçim.

“Në 24 orët e fundit në Maqedoni po zhvillohet një sulm i koordinuar masovik kundër ish kryeministrit maqedonas Ljubço Georgievskit”, shkruajnë nga BGNES.

Politikbërësit në Maqedoni pavarësisht nëse janë në pushtet apo opozitë, madje edhe analistët e ndryshëm, propozimin e Georgievskit e quajnë si tradhëti kombëtare, turp dhe nënçmim për shtetin.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Shkupjani privohet nga liria për kontrabandim të emigrantëve

R Zh

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...