Shkup, 14 nëntor – Në Qendrën e trajnimeve të Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip sot do të mbahet panel diskutim me temën “Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian – Agjenda e BE-së për Ballkanin Perëndimor”.
Në ngjarjen e cila është në kuadër të nismës Katedra Adenauer 2024 do të marrin pjesë përfaqësues nga sfera akademike dhe politike.
Panel diskutimi organizohet nga Fondacioni “Konrad Adenauer”, Qendra për studime evropiane “Vilfrid Martens” në Bruksel, Universiteti “Goce Dellçev” – Shtip dhe Akademia për integrime evropiane në Shkup.