Panel diskutim në Shkup: Verifikim i burimeve për luftën kundër dezinformatave

nga D V

Shkup, 3 prill – Panel-diskutim ” Verifikim i burimeve për luftë kundër dezinformatave dhe manipulimeve mediatike” do të mbahet sot në Shkup në kuadër të projektit “Verifikimi i fakteve para publikimit në luftën kundër dezinfrmatave”, i mbështetur nga Ambasada e SHBA-së.

Në panel-diskutim, siç njoftojnë nga Qendra për zhvillim të mediave, do të prezantohet “Manuali për verifikim të dezinformatave dhe manipulimeve mediatike”, botim i Qendrës evropiane të gazetarisë (European Journalism Centre). Përkthimi i manualit, në gjuhën shqipe dhe maqedonase, është përgatitur në kuadër të këtij progami.

Folësit në panel-diskutim, gazetarë me përvojë dhe praktikantë në fushën e verifikimit të fakteve dhe ekspozimit të dezinformatave, do të flasin për aspekte të ndryshme të verifikimit të informacioneve dhe verifikimit të faktve, si dhe për rolin e mejnstrim mediave në luftën kundër dezinformatave. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More