Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Teknologji

Panel diskutim për teknologjinë 5G

Shkup, 15 qershor – Në kuadër të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Fondacioni Metamorfozis sot organizon Dialogje për Agjendën digjitale: Gjithçka që donit të dini për teknologjinë 5G.

Dialogjet në formë të panel-diskutimit i kushtohen çrrënjosjes së miteve në lidhje me teknologjinë 5G me qëllim që të avancohet dituria dhe ngritët vetëdija publike për përfitimet nga shfrytëzimi i së njëjtës, si dhe të ulet teknofobia në Maqedoninë e Veriut.

Pjesëmarrës në ngjarje të cilët do të flasin në këtë temë janë Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Internet dhe Shoqëri Metamorfozis, Boris Arsov, Udhëheqës për Telekomunikime në Agjencinë për Komunikime Elektronike, Vasko Najkov, drejtor në Sektorin për rrjete të kapshme në, Telekomin e Maqedonisë dhe Tomisllav Shuminoski, docent në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative (FETI).

Projekti “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA” është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe e zbatojnë Fondacioni Metamorfozis (Maqedonia e Veriut), Të dhëna të hapura Kosovë (Kosovë), Akademia për e-sundim (Estoni), Qendra për Hulumtim, Transparencë dhe Llogaridhënie – CRTA (Serbi). OJQ 35 MM (Mali I Zi) dhe Lëvizja MJAFT (Shqipëri).

Postime të ngjashme

Punëtorët e ndërtimtarisë punojnë në temperatura mbi 40 gradë Celsius

D V

BESA themeloi nëndegën në Çellopek

D V

Qeveri: Sllavica Kotirova drejtoreshë e re e doganave

D V

Vetëm 35% e të punësuarve në Maqedoni marrin paga mbi mesataren

D V

Arrin një videolojë e re – personazhi kryesor është një mace e braktisur

D V

Kindles më të vjetër mund të humbasin lidhjen me internet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...