Panel diskutim “Propaganda e errët kundër shoqërisë qytetare”

Shkup, 7 korrik – Përfaqësuesit e shoqërisë qytetare sot do të marrin pjesë në panel diskutimin e CIVIL me temën “Propaganda e errët kundër shoqërisë qytetare”.

 

Në panel, siç kumtoi CIVIL, do të marrin pjesë Goran Rizaov nga Fondacioni Metamorfozis, Koço Andonovski, Qendra LGBTI pranë Komitetit të Helsinkut, Pavle Bogoevski nga Instituti Progres, Milan Spirovski nga SHGM dhe Ivan Bllazhevski nga Solidarna, Republika e Kroacisë.

“Kush dhe pse organizon dhe zbaton fushata të errëta kundër organizatave joqeveritare? Cilat janë motivet, ndërsa cilat janë pasojat e sulmeve kundër organizatave joqeveritare? Këto janë çështjet kryesore për të cilat do të diskutohet në ngjarjen publike të CIVIL”, citohet në kumtesë.

Ngjarja do të emitohet drejtpërdrejtë në Fejsbuk dhe në video kanalin e CIVIL.

Paneli është pjesë e projektit “Perspektivat evropiane” të cilin CIVIL e zbaton me mbështetje të Ministrisë së Punëve të Jshtme të Republikës Federale të Gjermanisë nga 1 prilli i këtij viti.

Related posts

Rumania e vendosi Maqedoninë e Veriut në “listën e kuqe për Kovid”

Z H

Ruçi uron homologun e Maqedonisë së Veriut në ditën e pavarësisë: Jemi partnerë të ngushtë në NATO dhe në pritje të mbajtjes së Tryezës së Parë Ndërqeveritare

D V

Ruskovska: Dokumentacioni për tenderin e spitaleve modulare është rreth 5.000 faqe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More