Shkup, 4 shtator – Kanë vazhduar mbrëmë dhe sot intervenimet për heshtje të skandalit me kamionin e konfiskuar nga dogana që barte gjësende të shtrenjta dhe luksoze, rrejshëm të paraqitura si ndihma humanitare me destinacion BFI-në. Marim vesh se intervenime janë bë tek partitë politike shqiptare e maqedonase, tentime ka pasur bile të intervenohet edhe tek liderët e disa partive politike, pastaj në polici, prokurori, gjyqësi, e në shumë instance të larta e të ulëta, mirëpo të gjitha këto intervenime janë refuzuar. Tashmë është çështje kohe kur do të formohet lëndë gjyqësore lidhur me skandalin në fjalë dhe ai të marë epoligoun e merituar institucional.
Burime tona në BFI thonë për Zhurnal se pjesa më e madhe e kërkesave për futje të këtij rasti “nën tepik” kanë ardhur nga njerëzit ë të lartë të këtij institucione fetar, por kanë qenë të kota. Zyrtarë nga BFI, që për momentin insistojnë për anonimitet, thonë se kreu i BFI-së po kërkon ndihmë nga politika. “Nuk ka mbetur derë ku nuk ka trokitur Shaqir Fetai me disa njerëz të kabinetit të tij për ta shpëtuar veten e vet nga ky skandal, por nuk ia ka dalur. Të gjitha dyert i ka të mbyllura dhe tani pritet që rasti të marë përmasa të mëdhaja, sikurse vetëm ka marë, pasiqë institucionet përgjegjëse janë shumë serioze kur bëhet fjalë për kontrabandë të tillë dhe po e kryejnë punën me përgjegjësinë më të lartë, që kontrabandistët në BFI të dalin para organeve të drejtësisë dhe të japin llogari për skandalin në fjalë”, thonë ata.
Qëndrim zyrtar ende nuk kemi siguruar nga BFI edhe pse kemi adresuar pyetjet tona. Udhëheqësia aktuale e këtij institucioni edhe më tej si duket preferon të komunikojnë vetëm me medium të “përshtatshme”, e jo edhe me mediumet që dëshirojnë të zbulojnë të vërtetën për zhvillimet atje. Sidoqoftë, edhe nëse arrijnë t’u shmangen pyetjeve të Zhurnal-it, BFI vështirë se do të mund të ikë nga pyetjet e Prokurorisë, policisë dhe gjykatës lidhur me skandalin në fjalë, që e kanë zbuluar “fishkëlluesit” tanë në institucionin fetar islam.
“Në vend të ndihmave humanitare, kamioni ka qenë përplot me aparate të shtrenjta për prodhimin e akulloreve, aparate të shtrenjta për kafe, prodhime të shtrenjta firmato tekstili, pllaka për banjo e kuzhina me cilësi të lartë dhe me çmim marramendës. Kemi një rast klasik të kontrabandës në emër të humanitetit”, thonë burimet nga BFI për Zhurnal.
Në bazë të informatave që i posedojmë, rasti ka arritur deri në atë fazë saqë nuk do të prishen vetëm planet e atyre që kanë dashur të shesin akullore pasi të japin dorëheqje nga pozitat që mbajnë, por shumë lehtë do të mund të përfundojnë edhe prapa grilave.
Me këtë rast pritet të hapet edhe “Kutia e Pandorës” për shumë “raste të dyshimta” edhe në të kaluarën.
“Kur të futen institucionet e rendit në BFI do të kenë se çka të zbulojnë për punën e viteve të fundit. Ka skandale edhe më të mëdha se ky I fundit me kamionin e konfiskuar me sende të shtrenjta në vlerë prej qindra mijëra eurove”, thonë disa zyrtarë nga BFI që janë të brengosur për ardhmërinë e institucionit, nëse vazhdon të udhëhiqet si deri tani.
Ata vazhdimisht përsërisin apelin që udhëheqësit e përfshirë në skandalin me kamionin të dorëhiqen me kohë, që të mos ndodhë të nxiren me pranga në dorë nga policia, sepse kjo do të dëmtonte edhe imazhin e institucionit. Deri tani, për fat të keq, këto apele nuk janë marë seriozisht nga personat e involvuar, të cilët si duket postin e kanë më të shenjtë, se imazhin e institucionit./Zhurnal