Agjencia Zhurnal.mk

Paniku nga Hantavirusi, ekspertët tregojnë çfarë nuk duhet konsumuar

Një pasagjer që kishte vdekur brenda një autobusi në Kinë, kishte rezultuar pozitiv me një virus krejt tjetër nga COVID-19, një shumë më i rrezikshëm që shpesh prodhon simptoma të ngjashme.

Viktima e paidentifikuar nga provinca kineze Yunnan, ndërroi jetë derisa po udhëtonte me autobus rrugës për në punë në provincën Shandong.

“Ai ka rezultuar pozitiv në testin Hantavirus. 32 personat e tjerë që ishin në autobus, edhe atyre u është bërë testi”, thuhet në një komunikatë.

Menjëherë filloi një gjendje kaotike të krijohet në kohën kur COVID-19 tashmë ka ngritur në këmbë botën. Megjithatë ky virus ka origjinën në Azi, dhe ka ngjallur panik tek njerëzit në veçanti te përdoruesit e mediave sociale.

Por, ekspertët kanë reaguar menjëherë duke thënë se nuk bëhet fjalë për një virus të ri, dhe nuk përhapjet nga një njeri tek tjetri.

“Hantavirusi ishte zbuluar në vitet e 50-ta gjatë luftës amerikano-koreane në Kore (lumin Hantan). Ai përhapet nga minjtë dhe atë vetëm nëse njeriu bie në kontakt me jashtëqitjen e këtyre minjve të infektuar. Bartja e virusit nga një njeri te tjetri është e pamundur, apo më mirë thënë shumë e rrallë”, ka deklaruar shkencëtari suedez Dr. Sumaiya Shaikh.

“Ju lutem mos bëni panik, përveç nëse hani minj”, ka shtuar shkencëtari Shaikh.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...