Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Panovski: Nga shtatori mendojë se do të kthehemi në normalitet

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Mikrobiologu Nikolla Panovski, në një intervistë ka thënë se deri në mesin e vitit të ardhshëm pret të arrihet imuniteti ndaj sëmundjes COVID-19, ndërsa vaksinat do të ndihmojnë edhe më tepër.

Ai deklaroi se 33 mijë doza të vaksinës nuk janë shumë, por do të ndihmojnë në muajin shkurt, kur edhe do të jetë më e nevojshme.

“Punonjësit shëndetësor duhet të durojnë deri në shkurt. Mendoj se vaksinimi ndaj grupit është i panevojshëm këtë vit. Shpresoj që deri në qershor të gjithë do të kemi imunitet natyror, ndërsa deri në shtator mendoj se 80 përqind do të jetojmë normalisht”, tha Panovski.

Ai shtoi se deri në vitin e ri, problem më të madh do të kenë fëmijët të cilët për shkak të pandemisë nuk shkojnë në shkolla ose çerdhe.

“Nuk ka shumë përvojë për vaksinat dhe çfarë do të ndodh nëse personi që ka qenë pozitiv e merr vaksinën. Tani situata është e jashtëzakonshme, ndërsa në të ardhmen do të kemi sëmundje tjera”, tha në mes tjerash Panovski.

Postime të ngjashme

Todorov: Ranë në ujë pretendimet e Mickoskit për shumicë të re parlamentare

Z H

Moti sot me diell dhe relativisht i ngrohtë

R Zh

Faza e parë e regjistrimit tani për tani pa problem, secili mundet lirisht të deklarohet për përkatësinë etnike

Z H

Shkupi drejtuar Sofjes – t’i kushtohet vëmendje narrativit dhe të shmangen provokimet

Z H

Debat “Regjistrimi është statistikë, jo politikë”

Z H

Arian Hakiki u zgjodh kryetar i Alternativës në degën e Tearcës

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...