Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Panovski: Vaksina AstraZeneka është më e sigurta

Shkup, 4 prill, zhurnal.mk – Nga vaksinat që kemi, më së shumti të dhëna të sigurta kemi për AstraZeneka dhe për mendimin tim është më e sigurta, sepse ne dimë më shumë për të, thotë për “Sitel” mikrobiologu Nikolla Panovski.

“Fatkeqësisht, opinioni më së shumti i beson vaksinës kineze për të cilën nuk dimë asgjë, pastaj vjen Sputnik për të cilin dimë diçka, dhe pastaj vjen AstraZeneka. Është e palogjikshme për mua që nuk flasim për vaksinat e tjera.

Nëse vaksinoni 3 milion persona sot, njëri nga ata 3 milion ndoshta do të kishte pasur ditën e tij të caktuar të ketë trombozë ose të vdes. Dhe kur matet në 100 mijë, le të themi që Pfizer ka një përqind e diçka, ndërsa AstraZeneka ka vetëm një përqind (vdekje pas vaksinimit).

Por kjo vdekshmëri prej një në 100.000 është e njëjtë në të pavaksinuarit, kështu që tromboza duhet të krahasohet. Çfarë, tek Pfizer dhe Sputnik nuk ka trombozë, pse nuk do të kishte te Sputnik kur bëhet me adenovirus ashtu si te AstraZeneka”, tha Panovski.

Postime të ngjashme

Qyteti i Shkupit: FIllon ofanziva ndërtimore verore e rrugëve dhe bulevardeve

R Zh

Mungojnë dëftesat e nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

R Zh

Në kufirin Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 20 minuta

R Zh

Dezinfektim ajror kundër mushkonjave në Shkup

R Zh

Edhe dhjetë ditë për parashtrim të kërkesave për subvencione bujqësore

R Zh

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...