Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Pantallonat me “airbag” mund t’u shpëtojnë jetën motoçiklistëve

Ngasja e motoçikletës është shumë më e rrezikshme sesa e veturës. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, rreziku për të vdekur në një aksident me motoçikletë është 28 herë më i madh sesa në një aksident me veturë.

Por një risi në prodhimin e jastëkëve të ajrit (airbag) mund të rrisë shanset për të shpëtuar jetën e motoçiklistëve, duke i bërë udhëtimet e tyre më të sigurta.

Moses Shahrivar ka dizajnuar pantallona, të cilat kanë të instaluara në brendësi “airbag” te pjesa e këmbëve. Ato aktivizohen dhe hapen në momentin që motoçiklisti rrëzohet nga motori, duke amortizuar kështu goditjet në pjesën e poshtme të trupit. Më pas, jastëku rimbushet me gaz dhe është përsëri gati për përdorim.

Kompania e tij, Airbag Inside Sweden AB, është pranë marrjes së certifikatës evropiane të sigurisë, ndërsa ka përfituar edhe 150 mijë euro grant nga Bashkimi Evropian për të zhvilluar më tej idenë. Nëse gjithçka shkon sipas planeve, pantallonat do të dalin në treg në vitin 2022. \ a2news

Postime të ngjashme

​Aktivitetet që e rigjenerojnë trurin tonë

D V

Lum si mamatë që lindin në gusht, 7 arsyet fëmijët e tyre i duan dhe i lakmojnë të gjithë

D V

“Guida” si të bëhesh një mjeshtre e flirtimit

D V

Prindër, ndëshkoni veprimin dhe jo fëmijën!

D V

Zgjidhni një imazh dhe zbuloni mesazhin emocionues që ka për ju

D V

Jo 1 por 4 libra; Harry do të publikojë të dytin vetëm pasi mbretëresha të vdesë, për këtë arsye

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...