Për çiftet e së njëjtës gjini duhet të krijohet një ligj për partneritetin civil, ka thënë të mërkurën Papa Françesku, gjatë promovimit të dokumentarit të Evgeny Afineevsky.
Ai ka deklaruar se homoseksualët kanë të drejtë të kenë familje dhe se janë fëmijë të Zotit.
“Askush nuk duhet të lihet anash apo të bëhet i mjerë për këtë gjë. Na duhet të krijojmë një ligj për partneritet civil. Në atë mënyrë ata mbulohen ligjërisht”, ka thënë Papa, shkruan BBC.
Zhurnal Ads
Zhurnal Ads