Agjencia Zhurnal.mk

Papa Françesku dënon “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit

Papa Françesku ka dënuar të hënën “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit në gjithë botën, duke e lidhur atë me rritje të popullizmit.

Përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të Auschwitzit javën tjetër, duhet të shërbejë si rikujtim për të mos qëndruar indiferent, ka thënë Francis para grupit kërkimor për të drejtat e njeriut, Simon Wiesenthal Center.

“Është shqetësuese sesi në shumë vende të botës është rrritur egoizmi dhe mungesa e shqetësimit për të tjerët”, ka thënë Francis.

Ai nuk ka përmendur në mënyrë specifike ndonjë shtet apo lëvizje populliste.

Muajin e kaluar në lindje të Francës, janë dëmtuar disa varre të hebrenjve, disa orë para se ligjvënësit të kenë miratuar një rezolutë për të konsideruar të njëjtë anti-zionizmin dhe anti-semitizmin.

Franca ka komunitetin më të madh të hebrenjve në Evropë, rreth 550,000, dhe për pasojë sulmet anti-semitike në këtë shtet janë të shpeshta, meqë 500 kanë ndodhur vetëm më 2018.

Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë vrarë rreth 6 milionë hebrenj në tentimet e tyre për të shfarosur hebrenjtë në Evropë.

Miliona persona të tjerë janë vrarë nga forcat naziste duke përfshirë homoseksualët, pjesëtar të komunitetit rom dhe kundërshtarët politikë.

Papa Françesku ka vizituar Kampin e Auschwitzit më 2016 dhe ka thënë se përkujtimi i Holokaustit ka rëndësi jetike për t’u siguruar që mizori të ngjashme të mos ndodhin më.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...