Agjencia Zhurnal.mk

Papa i pensionuar kundër martesës së priftërinjve

Papa i pensionuar Benedikti XVI doli në mbrojtje të beqarisë së priftërinjve në Kishën Katolike, pasi pasardhësi i tij, Papa Françesku, është duke konsideruar lehtësimin e ndalimit të martesës.

Benedikti e bëri këtë apel në një libër, bashkautor i të cilit është kardinali Robert Sarah. Ai vjen si përgjigje ndaj propozimit për t’iu lejuar burrave të martuar që të shugurohen si priftërinj në rajonin e Amazonës.

Papa Benedikti, i cili u tërhoq nga detyra në vitin 2013, tha se nuk mund të mbetej i heshtur ndaj kësaj çështjeje.

Në libër, ai thotë se beqaria, një traditë e vjetër me shekuj brenda kishës, ka “rëndësi të madhe”, sepse u lejon priftërinjve të përqendrohen në detyrat e tyre.

Sipas tij, “nuk duket e mundur të realizohen të dyja profesionet njëkohësisht”.

Është një gjë e rrallë që Benedikti, i cili ka qenë Papa i parë që ka dhënë dorëheqje në gati 600 vjet, të ndërhyjë në çështje të kishës.

Vatikani nuk ka dalë ende me komente për librin e Benediktit.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...