Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Papa: Ujgurët myslimanë të Kinës janë persekutuar

Zhurnal Ads

Në një libër të ri, Papa Françesku për herë të parë i quan ujgurët myslimanë të Kinës janë “një popull i përndjekur”. Aktivistët e të drejtave të njeriut, për vite me radhë kanë kërkuar që Papa të bëj një cilësim të tillë.

“Unë shpesh mendoj për popujt e persekutuar: Rohingya, Ujgurët dhe Jazidët”, tha ai në një pjesë të librit, ku gjithashtu flet për të krishterët e persekutuar në vendet myslimane.Papa më herët ka permendur Rohingyat, të cilët janë larguar nga Mianmari dhe vrasjen e Jazidëve nga Shteti Islamik në Irak, por kjo është hera e parë që ai përmendi ujgurët. Aktivistët e të drejtave të njeriut dhe qeveritë në vende të ndryshme thone se ndaj ujgurëve në Kinë po ndodhin krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.

Në kampe të rajonit Ksinijang të Kinës po mbahen më shumë se 1 milionë ujgurë. Muajin e kaluar, gjatë një konference në Vatikan, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, akuzoi Kinën për trajtimin e saj ndaj ujgurëve. Pekini ka hedhur poshtë akuzat si një përpjekje për të diskredituar Kinën, duke thënë se kampet janë qendra të arsimit dhe trajnimit profesional si pjesë e masave kundër terrorizmit dhe deradikalizimit.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pakistani kundërshton sanksionet amerikane ndaj Turqisë

T E

Forcat speciale të SHBA shpëtojnë amerikanin e marrë peng në Nigeri

T E

Greqi, gjykata shpall partinë Agimi i Artë, organizatë kriminale

admin

Pompeo, sekretari i parë i Shtetit që viziton vendbanimet hebreje në Bregun Perëndimor

S.B.

Turqia do të fillojë përsëri kërkimet në Mesdhe

admin

Forcat afgane vrasin një lider të Al-Kaidës

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...