Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Papunësia në BE gjatë muajit shtator rritet në 7.5 për qind

Zhurnal Ads

Shkalla e papunësisë në Bashkimin Evropian është rritur në 7.5 për qind në shtator apo me 0.9 pikë përqindjeje nga viti në vit.

Siç njofton Zyra e statistikave të BE-së, në mes të pandemisë COVID-19, shkalla e papunësisë ka vazhduar të rritet për 6 muaj rresht si në BE ashtu edhe në Eurozonë.

“Shkalla e papunësisë në Eurozonë po ashtu është rritur me 0.8 pikë përqindjeje në 8.3 për qind në muajin e fundit me bazë vjetore”, njofton Eurostat.

Eurostat tregon se gati 16 milionë burra dhe gra në vendet e BE-së, përfshirë 13.6 milionë në Eurozonë janë të papunë që nga muaji shtator.

Numri i personave të papunë është rritur me 42 mijë në bazë mujore dhe 1.8 milionë në vit në shtator, në bllokun me 27 anëtarë.

Shkalla më e lartë e papunësisë u shënua në Greqi me 16.8 për qind, Spanjë me 16.5 për qind dhe Itali me 9.6 për qind dhe më të ulëtat në Çeki me 2.8 për qind dhe Poloni me 3.1 për qind.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Rumania mban zgjedhjet parlamentare

T E

Azerbajxhani akuzon Armeninë për sulm me raketa

admin

Tërmeti i fuqishëm godet Argjentinën, shihni momentet e frikshme kur lëviz gjithçka

S.B.

Hungaria dhe Polonia bllokojnë buxhetin e BE-së

T E

UNICEF: Mësuesit prioritet në marrjen e vaksinës antiCOVID-19

S.B.

Shkencëtarët kinezë paralajmërojnë për shkrirjen e shpejtë të akullit në Antarktidë

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...