Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Para karantinimit, anglezët “tërbohen” për Halloween

Zhurnal Ads

Në prag të karantinimit të Anglisë për një muaj, anglezët në Londër dhe Njukasëll mbushën mbrëmjen e djeshme rrugët dhe baret.

Me maskime për Halloween, të rinjtë u grumbulluan për të pirë dhe për të krijuar skena kaotike, duke detyruar policinë që të arrestojë disa prej tyre.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson njoftoi mbrëmjen e së shtunës rikthimin e izolimit në të gjithë vendin për shkak të përmasave të mëdha që ka marrë pandemia e koronavirusit.

Shtimi i frikshëm i rasteve të reja dhe viktimave kanë detyruar kreun e qeverisë britanikë të rikthejë këtë masë shtrënguese nga java tjetër, të paktën deri në fillim të muajit dhjetor.

Në ndryshim me pranverën, ky izolim nuk do të përfshijë mbylljen e shkollave apo universiteteve.

“Nëse nuk reagojmë tani, rrezikojmë të kemi me mijëra viktima brenda disa javësh”, u shpreh kryeministri Johnson gjatë një konference për shtyp.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Lirohet kleriku radikal, i lidhur me sulmin në Bali

S.B.

Trump nënshkruan paketën e ndihmës financiare prej 900 mld dollarësh

S.B.

Nesër nis vaksinimi kundër Covid-19 në shtetet e BE-së

T E

Mbante maskë me vrima në shenjë proteste, deputeti shtrohet në spital

S.B.

“Bashkimi Evropian do të formojë komisionin evropian të shëndetit”

Z H

Në orët e tij të fundit në detyrë, Trump fal ish-këshilltarin e tij Steve Bannon dhe 140 të tjerë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...