Para nisjes së gjysmëvjetorit të dytë shkollor, mjekët apelojnë për kujdes

nga Xh M

Shkup, 19 janar – Në prag të nisjes së gjysmëvjetorit të dytë, mjekët apelojnë nxënësit dhe prindërit për kujdes të shtuar ndaj gripit. Duke pasur parasysh se tek fëmijët më lehtë përhapet gripi, mjekët rekomandojnë që nxënësit ti përmbahen higjienës së tyre personale, vaksinim të fëmijëve me rrezik, si dhe ajrosje me të shpeshtë të klasave nëpër shkolla.

“Do t’i përmendja si masa për mbrojtje përkujdesjen higjienike, ti kushtohet vëmendje fëmijëve që janë më të vegjël në moshë, ti lajnë duart rregullisht, të mos e prekin shpesh herë fytyrën, gojën, pasi virusi i gripit qëndron më gjatë dhe transmetohet në sipërfaqe…1:42 Përderisa ndonjë fëmijë sëmuret nga gripi rekomandohet të qëndrojë në shtëpi, pasi izolimi është njëra ndër masat kryesore”, tha Biljana Jovanoska Dimitroska, mjeke.

Mjekët në këtë periudhë gjithashtu rekomandojnë për veshje adekuate ndaj të ftohtit, si dhe ushqime të pasura me vitamine për mbrojtje ndaj virozave.

“Veshja duhet të jetë me rroba të trasha veçanërisht në dimër, por nuk rekomandohet veshje shumë e ngrohët, ndonjë veshje që mund ta mbrojë fëmijën nga i ftohti dhe veshje që mund të hiqet lehtësisht varësisht nga temperaturat…5:41 Është shumë e nevojshme që të ushqehen me vitamine, të merret ushqim që ka vitaminë C, pemë dhe perime sezonale dhe më shumë proteina”, shtoi ajo.

Mjekët thonë se në periudhën me temperaturat e ulëta, rekomandohet që aktivitetet fizike të nxënësve të jenë të shkurtra.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More