Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Para Pendarovskit prezantohet perspektiva gjinore në mbrojtje

Shkup, 22 maj – zhurnal.mk – Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, sot u informua për avancimin e perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatës, strukturën gjinore, Planin veprues kombëtar dhe politikat për mundësi të barabarta.

Në prezantim, informojnë nga kabineti i Pendarovskit, është theksuar se Ministria e Mbrojtjes dhe Armatës punojnë në zgjidhje sistematike për përmirësimin e barazisë gjinore dhe avancimin e të të drejtave të të punësuarve.

“Përfaqësuesit e grupit punues për avancimin e perspektivës gjinore në mbrojtje e informuan presidentin se rregullimi i plotë normativ dhe implementimi i perspektivës gjinore në mbrojtje është në pajtim me politikat të cilat NATO-ja i ka ndërmarrë lidhur me shërbimin në Armatë dhe Ligjin për mbrojtje janë vendosur komponentë gjinorë, si dhe strukturë gjinore në Ministri dhe Armatë, duke kontribuar ndaj rritjes së ndjeshmërisë gjinore”, theksohet në kumtesë.

Presidenti Pendarovski, informojnë nga kabineti i tij, theksoi se mundësitë e barabarta dhe politikat gjinore inkluzive janë obligim të të gjithë faktorëve politikë në shoqëri, si dhe strukturës së përgjithshme udhëheqëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatë. Në këtë drejtim nevojitet zbatim konsekuent të rregullave ligjore pozitive, si dhe përmbushje të obligimeve si anëtare e NATO-s në armatës e së cilës burrat dhe gratë janë pjesë e strukturave ushtarake dhe civile, si dhe pjesë e operacioneve dhe stërvitje ndërkombëtare.

Presidenti shtoi se si reflektim të mbështetjes së politikave për mundësi të barabarta, në Kabinetin e presidentit për herë të parë është vendosur adjutante, si dhe është angazhuar këshilltare për çështje nga fusha e politikave gjinore dhe mundësi të barabarta.

Presidenti Pendarovski gjithashtu theksoi se krahas progresit të arritur, si shoqëri duhet të bëjmë edhe hapa më të mëdha për barazi më të madhe gjinore dhe politika gjinore inkluzive në sektorë të ndryshëm.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...