Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Paraburgim për 32-vjeçarin nga Gostivari, policia i zbuloi marihuanë në shtëpinë e tij

Në datën 04.01.2021 rreth orës 10.15, nëpunësit policorë të SPB Tetovë – NjPB Gostivar e kanë privuar nga liria M.N.(32) nga f.Zdunje, Gostivar, për shkak dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij në datën 02.01.2020, të kryer me urdhër të gjykatës, është gjetur marihuanë. Ai është arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit dhe me padi adekuate është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake të Gjykatës Themelore Gostivar, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh, pas çka është shoqëruar në Institutin ndëshkues-përmirësues “Burgu Shkup”.

Postime të ngjashme

Furgoni përplas 7-vjeçaren/ E mitura humbi jetën duke kaluar rrugën

S.B.

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e shtetasit të huaj në Ulpianë

S.B.

Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

S.B.

Detaje të tmerrshme: Siriani fillimisht u ther me thikë, pastaj u dogj për së gjalli

S.B.

Lëndohen tre persona pasi që automjeti doli nga rruga Kumanovë – Sh.Nikollë

S.B.

Bastisje në Manastir, konfiskohet drogë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...