Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Paraburgim për gostivarasin e dyshuar për përdhunim

Prokuroria Themelore Publike Gopstivar solli Urdhër për ngritjen e procesit hetues për një person për të cilin ekziston dyshim i bazuar se ka kryer veprën penale – Përdhunim nga neni 186 paragrafi 1 nga Kodi penal.

I dyshuari është një 49-vjeçar, që në datën 19 dhjetor, me përdorim të forcës dhe kërcënimit e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Ai të dëmtuarën e ka dërguar në shtëpinë e tij në Gostivar, ku fizikisht e ka sulmuar me grushte dhe shqelma edhe pse ajo e ka kundërshtuar. Në një moment e dëmtuara ka arritur ta largojë nga vetja dhe të ikë, ndërsa veprimet e të dyshuarit i ka denoncuar në polici.

Pasi që vlerësoi se në rrastin konkret ekziston rrezik nga arratia, mundësi që i dyshuari ta pengojë procesin penal apo ta përsërisë veprën, prokurori publik kompetent deri te Gjykata Themelore në Gostivar dorëzoi proporzim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe solli Aktvendim me të cilën të dyshuarit i caktoi paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Postime të ngjashme

Furgoni përplas 7-vjeçaren/ E mitura humbi jetën duke kaluar rrugën

S.B.

Prokuroria nis hetimet për vdekjen e shtetasit të huaj në Ulpianë

S.B.

Ndërron jetë 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi në Ferizaj

S.B.

Detaje të tmerrshme: Siriani fillimisht u ther me thikë, pastaj u dogj për së gjalli

S.B.

Lëndohen tre persona pasi që automjeti doli nga rruga Kumanovë – Sh.Nikollë

S.B.

Bastisje në Manastir, konfiskohet drogë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...