Agjencia Zhurnal.mk
Kronika Maqedoni

Paraburgim për krijuesin dhe administratorin e “Dhomës Publike”

Shkup, 5 shkurt – Ndaj D.K. dhe M.P, të dyshuar për veprën penale “prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për fëmijë” u është caktuar masa e paraburgimit për 30 ditë, kumtoi Gjykata Themelore Penale në Shkup.

Ata sot, siç informohet nga Gjykata Themelore Penale u sollën para gjykatësit të procedurës paraprake.

“Pas sqarimit të prokurorit publik dhe të dyshuarve, në prani të mbrojtësit të tyre, si dhe vlerësimit të fakteve dhe dëshmive të bashkangjitura në propozimin për paraburgim dhe shumën e dënimit për veprën penale specifike, gjykatësi i procedurës paraprake e pranoi propozimin dhe mori vendime me të cilat D.K dhe M.P u vendosi masën e paraburgimit për një periudhë prej 30 ditësh për shkak të ekzistencës së të gjitha bazave sipas nenit 165 paragrafi 1 pikat 1, 2 dhe 3 të Kodit Penal, pra rreziku i arratisjes, frika e arsyeshme se ai do të pengonte hetimin duke ndikuar në dëshmitarë dhe do të përsëriste veprën penale”, thekson Gjykata.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtyre vendimeve në Këshillin Penal. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Bexheti: Kisha nderin të mirëpres Ambasadorin e BE-së në Shkup, Dejvid Gir

R Zh

Milikije Halimi i jep fund problemit disa dekadash të ujit, Haraçina me uji pa ndërprerje

D V

Policia kap dy shtetas të huaj që tentuan të futen ilegalisht në Kosovë

D V

Aksident trafiku rrugën “Tirana” në Prizren

D V

RMV/ Për herë të parë, sulmi ndaj mjekëve barazohet me sulmin ndaj personave zyrtarë

D V

Lëvizja Besa zgjedhë strukturat e saj në Novosellë të Bogovinës, lëvizja po ritet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...