Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Paraburgim për shkupjanin, dyshohet se i solli lëndime trupore nënës së tij

Paraburgim prej tetë ditësh i është caktuar 24-vjeçarit nga Shkupi, i dyshuar se i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij. Dyshohet se ka kryer veprën penale – Lëndim trupor nga n.131 p.2 në lidhje me p.1 nga Kodi Penal.

Siç informuan nga Prokuroria publike, më 31 janar të këtij viti në shtëpinë familjare në fshatin Luboten, i dyshuari me paramendim e ka sulmuar fizikisht dhe i ka shkaktuar lëndime trupore nënës së tij. Pas grindjes verbale paraprake, ai së pari ka filluar ta godasë të dëmtuarën me grushte nëpër kokë dhe trup, duke i shkaktuar lëndime trupore. Më vonë gjatë ditës, derisa e dëmtuara ishte ulur në dhomën e ditës swbashku me bashkëshortin dhe të birin tjetër, i dyshuari është kthyer duke mbajtur thikë në dorë dhe iu është kërcënuar të gjithëve se do t’i vrasë.

Duke pasur parasysh se i dyshuari edhe më parë e ka kryer veprën e njejtë penale, por nëna e tij nuk e ka denoncuar, si dhe mundësia që ai të arratiset, prokurori publik deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale Shkup dorëzoi propozim për caktimin e masës së paraburgimit. Gjykatësi e pranoi propozimin dhe të dyshuarit i caktoi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tetë ditë, qëndron në komunikatën e Prokurorisë themelore.

Postime të ngjashme

Lezhë/ Shiste kanabis, në pranga 25-vjeçari

D V

Arrestohet ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, falsifikoi dokumente dhe regjistronte prona në emër të disa personave (EMRI)

D V

Në Shkup janë shqiptuar 184 sanksione, 39 për ngasje të shpejtë

Z H

Pas mosmarrveshjes me gruan kishte rrëmbyer dy fëmijët e tij, pas 10 vitesh arrestohet në Prizren shqiptari më i kërkuar në Austri

D V

Shtetasi i Kosovës rrahet brutalisht në një hotel në Shëngjin

D V

Lipjan: Gjendet një 37 vjeçare e vdekur, policia po heton rastin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...