Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Paraburgim për shkupjanin që i vuri zjarin automjetit në Saraj

Prokuroria Themelore Publike solli urdhër për procedurë hetimore kundër një personi për shkak dyshimit se ka kryer veprën penale – vepra të rrënda kundër sigurisë së përgjithshme.

Më 10 shkurt, në orët e hershme të mëngjesit, i dyshuari 45-vjeçar me vënien e zjarrit ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm.

Ai ka marrë kantë plastike dhe nga pompa e benzinës në Gjorçe Petrov ku ishte parkuar automjeti “Golf 5”, pronë e të dëmtuarit.

Kur ka ardhur deri ta automjeti i parkuar, ka derdhur një pjesë të benzinës mbi veturë dhe kantën e plastikës e ka futur nën veturë kah dera e bashkëvozitësit.

Më pas ka veshur doreza të zeza leshi, e ka lagur njërën dorezë me benzinë, me çakmak e ka ndezur dorezën e leshtë dhe e ka hedhur kah benzina që rridhte.

Në këtë mënyrë ka shkaktuar zjarr, i cili morri flakë dhe ka kapluar tërë automjetin. Gjatë kësaj automjeti është djegur në tërësi dhe me këtë për të dëmtuarin ka shkaktuar dëm pronësor në vlerë prej 365.000 denarë.

Me propozim të Prokurorit publik për të dyshuarin është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Postime të ngjashme

Humb jetën një punëtor në Koçan

D V

Kapet shqiptari me 494 mijë euro, ja ku i kishte fshehur

D V

Arrestohet 37 vjeçari në Fushë-Kosovë

N E

Lëndohet rëndë një motoçiklist në një aksident në Shkup

Z H

MPB konfirmon lajmin e Zhurnalit: Kapet marihuanë me vlerë 150 mijë euro

Z H

Sulmuan njëri-tjetrin me mjete të forta, arrestohen dy pejanët

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...