Paraburgim tetë ditor për një të ri nga Shkupi i cili ka tentuar të djegë një flamur

nga Xh M

Paraburgim tetë ditor i është caktuar një të riu nga Shkupi, i cili ka tentuar të djegë një flamur, informuan sonte nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informoi MPB, shkupjani 20-vjeçar ishte kapur dje rreth orës 23 në rajonin e komunës Qendër.

“Njësiti për Krim të Dhunshëm pranë SPB – Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër K.K., në moshën 20-vjeçare, për shkak se ka kryer veprën penale sipas nenit 319 nga KP. Mbrëmë në orën 23:10, në rajonin e Qendrës në Shkup, nëpunës të policisë e privuan nga liria K.K., i cili ishte kapur gjatë përpjekjes që me shkrepëse të djegë një flamur”, sqarojnë nga MPB.

Flamuri dhe shkrepësja ishin marrë, ndërsa ai ishte mbajtur në stacionin e policisë. Kundër tij është ngritur kallëzim penal me procedurë të shpejtë. Nga gjykatësi i procedurës paraprake i ishte caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More