Shkup, 12 mars – Çudi absurde kur dëgjohet e shihet realiteti hidhur që në Maqedoninë e Veriut në të njëjtën kohë ka krizë për punëtorë ndërkaq nga ana tjetër ka punëkërkues aktiv. Pra, është një paradoks i pakuptimtë që ndodhë në këtë vend, të ketë qytetarë që kanë nevojë për punë, të kërkohen punëtorë, e sërish të jetë prezent dukuria e papunësisë kjo është e paparë dhe e panevojshme të ndodhë. Përse ndodhë ky paradoks? Për faktin se nuk ka menaxhim të duhur e adekuat të institucioneve përkatëse. Pastaj, këtu futet edhe mungesa e orientimit profesional, dhe një varg arsyesh tjera, shkruan Zhurnal.
ESHS: Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arrin 11,9 për qind –
Shkalla e papunësisë në vend në tremujorin e katërt të vitit të kaluar arrin 11,9 për qind, bëri të ditur sot Enti Shtetëror i Statistikës (ESHS).
Sipas ESHS-së, shkalla e aktivitetit në këtë periudhë është 52.5, ndërsa shkalla e punësimit është 46.2.
Në tremujorin e katërt të vitit 2024, popullsia aktive në vend arrin në 795.321 persona, nga të cilët 700.526 janë të punësuar, ndërsa 94.795 persona si të papunë.
Papunësia, problemi kryesor i të rinjve në vend, këtë e thotë edhe Komisioni Evropian-
Papunësia e të rinjve mbetet problem për të cilin Maqedonia e Veriut duhet të punojë shumë në këtë drejtim. Kjo është konstatuar në Raportin e fundit për vitin 2022 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj të integrimit evropian. Të rinjtë dhe përmbushja e nevojave të tyre mbetet sfidë e cila duhet adresuar dhe zgjidhur. Raporti thekson mangësitë ku vendi duhet të punojë si dhe pikat ku vendi ka bërë përparim.
Theks i veçantë ky raport i kushton papunësisë së të rinjve, ku thuhet se ajo mbetet e lartë në 30.9%, mirëpo theksohet se ajo është në rënie të vazhdueshme, por që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim. Por, tani fundi i muajit tetor flet ndryshe ku kjo rënie ka stagnuar dhe ka filluar një rritje e pritshme e nivelit të papunësisë, më shqetësuese se kaq është fakti se kjo rritje do të vazhdojë edhe në muajt në vazhdim.
Sa ma shumë duhet të fokusohet në këtë drejtim për zbutjen e nivelit të papunësisë, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Sepse, me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët e e fushave të ndryshëm.
Prandaj, institucionet e shtetit nëse vërtetë duan ta ndalin migrimin e të rinjve mekanizmat i kanë në duar, të krijojnë ambient të sigurt dhe meritokraci absolute, të funksionojë drejtësia dhe institucionet e shtetit pa dallime etnike e partiake. Secili qytetarë të ndihet i sigurt dhe i kënaqur me vendin e vet e në vend të vet.
Çështja e punësimeve po zgjidhet edhe përmes investitorëve të huaj, por në fakt edhe këtu duhet të luajnë rol institucionet e vendit për të tërhequr sa më shumë. Sepse, investitorët nuk vijnë aty ku nuk ndihmohen e mirëpriten, nuk vijnë aty ku u kërkohen shumë marramendëse parash, këtu gjëra duhet të marrin fund. Edhe në këtë vend ka shpresë e mund të jetohet vetëm lidershipi duhet të reformohet. /Zhurnal.mk