Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Paralajmërim për të reshura dhe bubullima, sonte në vendet më të larta edhe borë

Shkup, 3 prill – Moti deri në fund të ditës do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe të rreshura lokale të shiut, të cilat në disa vende do të ndiqen me paraqitje të bubullimës. Të rreshura më të mëdha do të ketë në pjesët veriperëndimore dhe verilindore të vendit, të cilat lokalisht do të jenë dhe mbi 15 l/m2.

Gjatë natës në male do të bie bore. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar jugore, ndërsa në pjesën e epërme të luginës së Vardarit, erë e fuqishme veriore.

Moti nesër do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të rreshura të shiut, të cilët në male dhe në disa vende më të larta në pjesët veriore do të jenë të borës. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, posaçërisht për qark Vardarit, ndërsa temperatura ditore në mënyrë të konsiderueshme do të ulet. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 8, ndërsa ajo maksimale prej 5 deri 13 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me vranësira dhe i ftohtë me të rreshura të shiut dhe me erë të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të jetë rreth 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë vetëm deri 6 gradë Celsius.

Të hënën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, me rritje të temperaturave ditore, ndërsa të martën dhe të mërkurën pritet të fryejë erë e përforcuar veriore. Temperaturat e mëngjesit nga fundi i javës në disa vende do të jenë negative.

Postime të ngjashme

Spasovski demanton: Nuk ka ndërprerje, ka kërkesa të shtuara për dokumente personale

Bekim Laçi

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...