Paralajmërimi i Bankës së Shqipërisë, kriza për punonjës mund të thellohet edhe më shumë këtë vit

nga Xh M

Kriza për punonjës mund të thellohet edhe më shumë këtë vit. Është ky paralajmërim i Bankës së Shqipërisë në raportin e Politikës Monetare për tremujorin e parë të këtij viti.

“Rritja e ngadaltë e punësimit gjatë tremujorit të tretë të vitit 2024, sipas të dhënave administrative, është shoqëruar nga nivele të larta të faktorit “mungesë e forcës së punës” gjatë gjithë vitit. Gjithashtu, treguesit e vrojtimeve dëshmojnë për pritje më të ulëta të bizneseve për punësimin dhe për papunësi më të lartë nga konsumatorët, gjatë tremujorit të katërt.”

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se ndërkohë janë 74 mijë e 730 shqiptarë të regjistruar si të papunë pranë zyrave të punës. Pjesa më e madhe janë me arsim të mesëm, por janë edhe afro 7 mijë të tjerë me arsim të lartë.

“Ne duhet të inkurajojmë të rinjtë të rrinë këtu dhe të futen në tregun e e punës. Në të kundërt na presin shumë ditë të vështira”, shprehet Ergesta Stërmasi.

Nga ana tjetër janë mbi 32 mijë punëkërkues të regjistruar që trajtohen me ndihmë ekonomike, teksa sytë e bizneseve vijojnë të shohin jashtë kufijve për të marrë punonjës.

““Kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Është një eksperiment, rezultat e të cilit janë treguar edhe më herët. Vëmendja jonë duhet të jetë te të rinjtë në vend. Ka edhe shumë kosto për sjelljen e tyre”, shton Ergesta Stërmasi.

Banka e Shqipërisë thotë se gjatë fundit të vitit 2024 rritja e pagave është ngadalësuar, sidomos në sektorët e informacionit dhe komunikacionit, aktivitetet financiare apo në fushën e pasurive të paluajtshme. (A2 Televizion)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More