Paralajmërimi i mediumit gjerman: Reshje të mëdha shiu në Greqi dhe Shqipëri, preket edhe Kosova – priten përmbytje masive

Përmbytja kërcënon Mesdheun: Shi ekstrem në Greqi dhe Shqipëri deri në javën e ardhshme.

 

Kështu së paku paralajmëron mediumi gjerman Focus.de, sipas të cilit këto reshje shiu mund të shkaktojnë përmbytje masive në lumenj të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj.

“300 litra shi për metër katror në 24 orë dhe deri në 500 litra deri në fund të javës së ardhshme. Kjo është 1.5 herë më shumë se reshjet vjetore në Athinë. Reshjet kryesore janë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore, të dyja në bregdet”, shkruan mediumi gjerman, përcjell Telegrafi.

Andaj, duke theksuar faktin se duhet marrë me seriozitet këtë paralajmërim, mediumi gjerman thotë se me këtë mot ekstrem, jeta në Greqinë veriore ose Shqipërinë jugore është në rrezik në ditët në vijim.

“Shiu ekstrem shkakton përmbytje të shpejta, përmbytje ekstreme dhe valë baticash, rrëshqitje toke, rrëshqitje dheu,…”.

Siç vë në pah Focus.de, ky shi vjen natyrshëm nga Deti Mesdhe i ngrohtë duke shtuar se ajri i ftohtë ka depërtuar deri në Itali.

“Ajri i ftohtë mbi detin shumë të ngrohtë do të thotë menjëherë stuhi të forta”.

“Kjo është arsyeja pse bëhet fjalë për këtë shi ekstrem. Dhe sa më i ngrohtë deti, aq më shumë shi ka. Mesdheu perëndimor është ende shumë i ngrohtë me 24 deri në 27 gradë. Dhe kjo mund të bëjë që shumë lagështi të ngrihet në ajër. E gjithë kjo së bashku shkakton këtë katastrofë të rëndë përmbytjesh”.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia preken nga shiu, vë theksin mediumi gjerman, përcjell Telegrafi.

“Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë”.

Sidoqoftë, alarmon mediumi gjerman, “ajo që ndodh në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të mposhtet”.

Related posts

Mediumet turke paralajmërojnë vizitën e Erdoganit në Shqipëri

R Zh

Shqipëri, ​844 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19

Redaksia

Brataj ngre alarmin: Me ardhjen e turistëve, varianti “Delta” do të jetë prezent

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More