Agjencia Zhurnal.mk

Paralajmërimi i policisë: Nëse shihni një copë kartoni në derën tuaj të shtëpisë, thërrisni autoritetet

Vendosja e një kartoni në derën e jashtme të shtëpisë është një truk i hajdutëve. Shumë njerëz kanë frikë që të lenë shtëpinë pa njeri brenda dhe nëse dalin, lënë dritën e brendshme ndezur. Po nëse shkoni me pushime?

Policia në disa shtete u rekomandon qytetarëve të kontrollojnë rreth e rrotull derës suaj të shtëpisë suaj nëse ka ndonjë karton apo send tjetër. Nëse gjeni ndonjë gjë që nuk ju përket juve atëherë duhet të thërrisni patjetër policinë.

Është një truk i hajdutëve për të zbuluar nëse ju jeni apo jo në shtëpi. Policia paralajmëron njerëzit për këto truke. Hajdutët i vendosin këto sende dhe kthehen pas disa ditësh për të parë nëse vazhdojnë të jenë aty apo janë lëvizur. Nëse kartoni apo ndonjë send tjetër nuk është lëvizur nga dera, do të thotë që brenda në shtëpi nuk ka asnjë njeri dhe mund të hyjnë të vjedhin.

Hajdutët përveç kartonit mund të përdorin edhe degë, gjethe apo monedha për t’i vendosur tek dera e shtëpisë. Nëse një nga këto sende vazhdon të jetë për disa kohë aty, është e sigurt të ai do të hyjë në shtëpi, prandaj bëni kujdes.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!