Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Paralajmërohet arritja e imunitetit kolektiv në fund të verës

Shkup, 10 maj – Zhurnal – Cilat janë gjasat që Maqedonia e Veriut të fitojë imuniteti kolektiv ndaj virusit Covid-19, është një dilemë e cila parashtrohet së fundmi duke ndjekur tempon e vaksinimit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në një intervistë me Evropën e Lirë,  theksoi se janë reale gjasat që vendi të arrijë imunitet kolektiv në fund të verës, duke u bazuar në tempon e vaksinimit. Ndonëse mbi 20 për qind e qytetarëve nuk janë paraqitur terminin e caktuar për vaksinim, interesi për imunizim mbetet I lartë.

Ndryshe nga vendi ynë, ekspertët amerikanë thonë se është shumë vështirë, pothuajse e pamundur të arrijnë një imunitet kolektiv. Në një analizë të CNN-it,  Anthony Fauci, që kryeson Institutin Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, thotë se beson se imuniteti kolektiv është i mundur vetëm nëse 70-85% e njerëzve janë imunë, nga fakti se fëmijët nën 16 vjeç nuk vaksinohen, si dhe nga mutacionet e virusit dhe udhëtimet e njerëzve nga një vend në tjetrin.

Paralelisht me këtë, edhe ekspertët botërorë thonë se akoma është e panjohur koha sa  zgjat imuniteti i fituar nga vaksina,  nëse ësht 9 muaj apo një vit, dhe kjo është një problem i madh.

Sipas kreut të grupit punues të BE për vaksinat, Thierry Breton, imuniteti kolektiv i popullatës së rritur mund të arrihet deri në mes të korrikut.

“Është mbresëlënëse rritja në prodhimin e 53 fabrikave tona të vaksinave. Tashmë kemi dozat e nevojshme për të realizuar qëllimin tonë që është se deri në mes të korrikut të vaksinonen 70% e të rriturve”, tha ai.

Raporti i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut flet se janë zbatuar 130.878 doza vaksinash, ndërsa 22. 900 qytetarë janë rivaksinuar.

Të dhënat flasin se rreth 30% e popullsisë mbi moshën 70 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Postime të ngjashme

Taravari pyet qytetarët “Kë do të zgjedhësh?”, kandidatin e ASH-Alternativa, apo të LSDM-së?

R Zh

Taki Fiti: Në kohë recesioni, taksat nuk duhet të rriten

R Zh

Dekani i FTUU-së, Prof. Dr. Xhezair Idrizi, e vizitoi Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”

R Zh

Janeva padit Ruskovska për shpifje, prokurorja Trajçeva nuk u paraqit për të dëshmuar

R Zh

Ministria e Financave nesër do të propozojë zvogëlimin e TVSH-së prej 18% në 5% për rrymën elektrike

R Zh

Ahmeti: Çështje ditësh kur do ti bëjmë publike emrat e kandidatëve për lokalet

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...