Agjencia Zhurnal.mk

Paralajmërohet dënim me vdekje për 33 paramilitarë rusë në Bjellorusi

Siç njoftojnë mediat perëndimore dhe bjelloruse, organet e sigurisë të Bjellorusisë kanë arrestuar 33 mercenarë rusë, pjesëtarë të grupit famëkeq paramilitar Wagner.

Strukturat bjelloruse të sigurisë, kishin siguruar informacione se një grup prej 200 paramilitarëve rusë kishin hyrë në territorin e Bjellorusisë, me qëllim të destabilizimit të situatës në prag të zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, raporton KosovaPress.

Në mbrëmje në mes të 24-25 korrikut, në një hotel në kryeqytetin bjellorus në Minsk, kishte arritur grupi prej 33 paramilitarëve rusë. Ata ishin prezantuar si turistë nga Rusia, por dyshimet kishin lindur nga sjelljet dhe dukja e tyre. Ata kishin prenotuar për një natë, por kishin qëndruar deri më 27 Korrik, duke lëshuar hotelin dhe duke u vendosur në resorin shëndetësor, Sanatoriumin e Minskut, që është në periferi të kryeqytetit bjellorus.

Mbrëmë me 29 korrik, njësiti i Shërbimit të Inteligjencës Bjelloruse (Комитет государственной безопасности Республики Беларусь, КГБ) i ndihmuar nga njësiti i ndërhyrjeve të shpejta të Policisë së Bjellorusisë, kishin arrestuar 33 pjesëtarët e Wagner, siç shihet edhe në videon më poshtë të postuar në Youtube.

Presidenti bjellorus, Llukashenko ka komentuar arrestimin e paramilitarëve rusë, duke thënë se ata do të përballen me dënimin me vdekje.

Agjencia Bjelloruse e Lajmeve “BeITA”, ka publikuar edhe emrat e të të arrestuarve.

Wagner është njësi paramilitare ruse e krijuar nga presidentit Putin dhe nën drejtimin e Dimitri Utkin, nënkolonelit të forcave speciale ruse “Spetsnaz”. Wagner është nën kontrollin e drejtpërdrejt të oficereve të shërbimeve inteligjente rus, FSB-së dhe GRU-së. Në lidhje me Wagner është edhe biznesmeni kontrovers rus, Yevgeni Prigozhin, për të cilin thuhet se është njeri i afërt i presidentit Putin.

Ndryshe, paramilitarët e Wagner kanë qenë pjesë e konflikteve në Ukrainë, Siri, Republikën Qendrore Afrikane dhe Libi. Në mesin e paramilitarëve të Wagner ka edhe paramilitarë serbë, ku vlen të ceket rasti i paramilitarit serb nga Kosova, Aleksa Gjuriq, i cili gjatë muajit maj ishte vrarë në luftime në Libi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!