Auto

Paralajmërohet Hennessey Mammoth 6×6 me 1200 kuajfuqi

Së fundmi, është prezantuar modeli Ram 1500 TRX por kompania e njohur amerikane, Hennessey tashmë ka përgatitur versionin e tij të modifikuar që mban emrin Mammoth 6×6.

Ky model ka motor 6.2-litër V8 me kapacitet prej 523 kW/712 kuajfuqi, ndërsa versioni i Hennesseyit do të ketë motor 7.0-litër V8 e 895 kW/1217 kuajfuqi, transmeton KOHA.

Përveç motorit të fuqishëm, Hennessey Mammoth 6×6 do të ketë shtesë edhe një palë rrota për dallim nga modeli standard, hapësirë më të madhe për bagazh, mbrojtësit e rinj, amortizatorët “Off-Road” më të avancuar, dritat LED, si dhe enterier të modifikuar.

Gjithashtu, Mammoth 6×6 do të prodhohet në seri të kufizuar në vetëm tri njësi ndërsa sa i përket çmimit, ai do të fillojë të shitet me çmim prej 500.000 dollarë.

Postime të ngjashme

S-Class Maybach është Mercedesi më luksoz që është ofruar ndonjëherë

S.B.

Carlex Design e bën Mercedes-AMG G63-shin edhe më luksoz

S.B.

Vetura u la për herë të parë pas 44 vjetësh

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...