Agjencia Zhurnal.mk

Paralajmëron kreu i OBSH-së: Të jeni të gatshëm në rast të një vale të re pandemie

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar vendet që planifikojnë të zbusin masat mbrojtëse në luftën kundër pandemisë së COVID-19, që të jenë të gatshme për reagim të shpejtë në rast se shperthen një valë e re e koronavirusit.

Tedros gjatë një takimi virtual me ministrat e Shëndetësisë së vendeve anëtare të G20, ka deklaruar se e inkurajon fakti qe disa vende anëtare planifikojnë të zbusin masat kufizuese për shkak të pandemisë.

Megjithatë, siç raporton AP, ka shtuar se është thelbësore se zbutja e këtyre masave kufizuese të realizohen me faza, pra gradualisht.

Zbutja e masave kufizuese sipas tij nuk do të thotë se ka marrë fund eidemia e COVID-19 në cilindo vend, “po thjesht ka filluar një fazë e re”.

“Është e shumë e rëndësishme që në fazën tjetër, vendet të jenë më të edukuara, të angazhojnë dhe përgatisin qytetarët për të parandaluar dhe reaguar shpejtë në rast të ndonjë vale të re të koronavirusit. Të sigurojnë kapacitete të mjaftueshme për kryerjen e testeve, të izolojnë dhe kujdesen për këdo që infektohet dhe të gjurmojnë kontaktet që mund t’i kenë pasur”, ka shtuar ai.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...