Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Paralajmëron ministri italian: Dhjetë ditët e ardhshme do të jenë vendimtare nga koronavirusi

“Kurba e infektimit po stabilizohet”, i tha Speranza, gazetës së përditshme La Stampa.

“Është ende herët për të thënë por ka arsye për të menduar se masat e fundit po japin disa rezultate”.

“Shtatë deri në 10 ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, ka thënë më tej ai, shkruan agjencia e lajmeve ANSA. Ndryshe, në fillim të këtij muaji, qeveria italiane ka prezantuar një sistem me tri nivele të kufizimeve bazuar në rrezikun nga COVID-19 të një rajoni: të verdhë, portokalli dhe të kuqe.

Në fundjavë, Campania dhe Toskana u futën në bllokim pasi u futën në zonat e kuqe me rrezik të lartë, duke u bashkuar me Kalabrinë, Lombardinë, Piemonte dhe Val d’Aosta, plus provincën autonome të Bolzano.

Abruzzo, Umbria, Basilicata, Liguria, Puglia, Sicilia, Emilia Romagna, Friuli Venezia Giulia dhe Marche janë zona portokalli dhe përballen me kufizime më pak të rrepta.

Pjesa tjetër e vendit është me rrezik të moderuar – të verdhë – edhe pse Basilicata ka mbyllur shkollat e saj deri në 2 dhjetor dhe Abruzzo duket se do të shkojë në bllokim.

Speranza gjithashtu tha se ai nuk pret që vaksinimi masiv për COVID-19 të ndodhë deri në gjysmën e dytë të vitit 2021.

Postime të ngjashme

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

Njeriu që i shpëtoi tragjedisë me aeroplan

T E

Irak, sulm me raketë në një bazë usahtarake amerikane

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...