Agjencia Zhurnal.mk
Shëndetësi

Parandalim dhe trajtim i kariesit dhe ndezje të qiellzës

Të gjithë e dimë rëndësinë e mirëmbajtjes së higjienës orale dhe beneficionet të cilat na sjellë ajo, por e dimë edhe se tek disa pacientë ka nevojë prej përkujdesit shtesë edhe përskaj mirëmbajtjes themelore të higjienës orale me furçë, pastë dhe pe për dhëmbë.

Nëse keni probleme me gingivitis, mukozitis, stomatitis protetik, parodontopati dhe periimplantitis, thatësi në gojë, e propozojmë Cervitec Gel, i cili i mbronë dhëmbët, gingivën dhe lëkurën në gojën tuaj. E parandalon ndezjen dhe e ulë numrin e patogjeneve në gojë. Propozimet janë që geli të vendoset në një furçë dhëmbësh, mes dhëmbëve me furçë interdentale apo direkisht në lëkurën e nevojshme dhe pas aplikimit të mos ushqeheni apo të konsumoni pije. Veçanërisht është efektiv tek personat që mbajnë protesa, pacientët me nevoja të veçanta përshkak vështirësive nga mirëmbajtja e higjienës ideale orale dhe tek pacientët pas hemoterapisë. Vepron duke parandaluar ndezjen, e freskon frymën dhe forcon dhëmbët.

Cervitec Gel është i dedikuar për përdorim shtëpiak dhe efekti maksimal arrihet në kombinim me linjën profesionale e dedikuar për përdorim në ordinancë stomatologjike me trajtim të ampulave me koncentrate të larta.

Në linkun më poshtë keni më tepër informata për Cervitec Gel

Nëse keni probleme me karies të dhëmbëve, erozion të dhëmbëve, sëmundje parodontale, njolla të bardha të dhëmbëve, dhëmbë të ndjeshëm apo po kryeni trajtim ortodontik, ju këshillojmë të përdorni formulën për përkujdes optimal të dhëmbëve, Fluor Protector Gel. Kombinimi i vetëm i përbërjeve i mbronë dhëmbët, përmirësojnë dhe përforcojnë strukturën e dëmtuar, e ulin rritjen e bakterjeve patogjene në gojë dhe njëherit qetësojnë ndezjen e gingivës dhe mukozës orale. Propozimi është që dhëmbët të kalohen me furçë me pastë dhe geli të aplikohet me ndihmë të furçës në sipërfaqen e dhëmbëve dhe pas aplikimit të mos ushqeheni dhe të mos konsumoni pije. Për dhëmbë të përkyer të bardhë dhe të fortë, geli mund të vendoset edhe në alajnerë gjatë trajtimit ortodont apo pas trajtimit të zbardhjes dhe të mbahet nga 20 minuta në ditë.

Fluor Protector Gel është i dedikuar për përdorim shtëpiak dhe efekti maksimal arrihet në kombinim me linjën profesionale e dedikuar për përdorim në ordinancë stomatologjike me trajtim të ampulave me koncentrate të larta.

Barnatorja DNA ANNI FARM dhe Ordinanca Stomatologjike Dr.Nina ju këshillojnë për më tepër buzëqeshje me dhëmbë të shëndoshë dhe të bukur.

За сите потребни информации посетете ја нашата онлајн аптека https://www.annifarm.com.mk/

Postime të ngjashme

Njihuni me zgjidhjet më të shpejta kur ju djeg kandili i detit

D V

Ky aktivitet argëtues zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë tek të rriturit e moshuar me 35 për qind

D V

Shenjat fillestare të sklerozës

D V

Mjekja paralajmëron të mos merrni aspirinë pa recetë mjekësore – mund të lindin komplikime serioze

D V

Truri është në gjendje të formojë lidhje të reja midis qelizave të veta

D V

Reagimi i organizmit tonë kur nuk jemi aktivë sa duhet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...