Bota

Parandalimi i përhapjes së Covid, vendoset ora policore në Athinë dhe qytete të tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim parandalimin e  përhapjes së mëtejshme të koronavirusit.

“Ne synojmë zvogëlimin e qarkullimit dhe grumbullimet gjatë natës, që favorizojnë përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një fjalimi televiziv, ku njoftoi se mbajtja e maskave do të bëhet e detyrueshme edhe në hapësirat e brendshme por edhe të jashtme, në qytetet më të goditura nga virusi. “Maska është vaksinë, derisa të zbulohet vaksina” për koronavirusin, tha shefi i ekzekutivit grek.

Ora policore do të hyjë në fuqi ditën e shtunë dhe do të zgjasë nga ora mesnata deri në orën 05:00. Greqia në 24 orët e fundit ka regjistruar 882 raste të reja me koronavirus dhe 15 viktima. “Kemi parë një rritje të numrit të rasteve të reja ditëve të fundit”, tha Mitsotakis, duke shtuar megjithatë se kjo ka ndodhur edhe për shkak të rritjes së testimeve. Në Greqi, në rajonet veriore të Kozanit dhe Kastorias po aplikohen masa më të rrepta izolimi për shkak të numrit të lartë të infektimeve.

Mitsotakis e theksoi se shteti Helen po vazhdon ta menaxhojë situatën e koronavirusit më mirë se shumë vende të Europës, por tha se dëshiron te marre më shumë masa në nivel lokal, për të shmangur një mbyllje të përgjithshme të vendit. Që prej fillimit të pandemisë, e deri më tani, Greqia ka regjistruar mbi 28 mijë raste dhe rreth 550 vdekje.

Postime të ngjashme

Biden iu drejtohet të gjithëve që punuan për vaksinën Pfizer: Faleminderit që na dhatë një arsye për shpresë

Z H

​Transplantimi i zemrës së derrit tek njeriu mund të jetë realitet në 2021-in

admin

Besimtarët myslimanë rikthehen në Arabinë Saudite për të kryer Umrën

H S
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...