Inspektorët doganorë të Departamentit të Operativës kanë parandaluar një përpjekje të madhe për kontrabandën e narkotikëve në pikën kufitare Bogorodicë.
Detajet e kontrollit:
3 tuba plastike të mbështjellë me letër higjienike, të mbushura me kokainë.
Një fletë alumini me substancë me origjinë bimore, marihuanë.
33 kapsula të mbushura me një substancë pluhuri nga grupi i steroideve.
“Para kontrollit personal, pasagjerja tentoi të fshehë 6 tuba të tjerë me kokainë duke i hedhur në tokë. Lënda u dorëzua për ekspertizë në Departamentin e Ministrisë së Brendshme për Ekzaminime Mjekësore.
Kundër të dyshuarës u ngrit kallëzim penal për “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim./TV21

