Paraqitjet e shkëlqyer këtë sezon, Barcelona po e shpërblen me kontratë të re Raphinhan

nga D V

Barcelona donte me çdo kusht ta largonte sulmuesin brazilian Raphinha gjatë verës, por në fund një gjëje të tillë nuk ia dolën.

E duket se qëndrimi i brazilianit te Barcelona ka qenë i duhuri, pasi ai ka shpërthyer me gola e asistime.

Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona po mendon të shpërblejë potencialisht Raphinhan për fillimin e tij të shkëlqyer në sezonin 2024/25.

Drejtuesit e klubit katalunas po shikojnë mundësinë për t’i dhënë atij një zgjatje të re të kontratës për ta lidhur atë për një periudhë edhe më të gjatë.

Barça nuk është e impresionuar vetëm nga paraqitjet e tij, por edhe cilësitë e lidershipit, si dhe karakteri dhe qëndrimi i treguar nga braziliani gjatë ndeshjeve.

Marrëveshja aktuale e Raphinhas nuk skadon deri në fund të qershorit 2027, por Barça beson se ai mund të jetë një aset masiv afatgjatë dhe po mendon për një zgjatje të kësaj marrëveshjeje.

Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të klubit që nga ardhja e Hansi Flick, pasi ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 9 asistime në 14 paraqitje deri më tani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More