Paraqitjet fantastike të Salihit shpërblehen, Servette i ofron kontratë të re

Adriatik Salihi është emri9 i ri i futbollistëve shqiptarë që kanë filluar shkëlqimin në Evropë.

 

Mesfushori i talentuar ka filluar karrierën te skuadra e madhe zvicerane Servette, ku tani është pjesë e grupmoshave U18.

16-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit të majtë, është ndër lojtarët më të mirë në këtë klub.

E falë paraqitjeve fantastike edicionin e kaluar dhe këtë edicion, Servette e ka shpërblyer me kontratë të re.

Talenti me prejardhje nga Vitia, por që ka lindur e është rritur në Genevë, ka nënshkruare kontratën e re me klubin zviceran.

Salihi ka zgjatur bashkëpunimin me klubin deri në vitin 2023, pasi kontrata më të gjata nuk lejohen pa i mbushur lojtari 18 vite.

Kujtojmë që Salihi është edhe pjesë e Përfaqësueses U17 të Zvicrës, derisa mbanë edhe shiritin e kapitenit tek grupmoshat e helvetikëve. 

Related posts

Gjimshiti operohet me sukses, pritet të mungojë 30 ditë

D V

Arrihet marrëveshja, Xhaka në Romë

D V

Pochettino flet për treshen e sulmit dhe paraqitjen e PSG-së në barazimin ndaj Club Brugge

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More